TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2023, 18:23

PD çel fushatën, Alibeaj akuza të forta: 3 dinozaurët e politikës janë bashkë, Berisha-Meta natën ndajnë paratë me Ramën

Shkruar nga Pamfleti

PD çel fushatën, Alibeaj akuza të forta: 3 dinozaurët e

Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht fushatën ditën e sotme. Në një aktivitet në ambientet e pallatit të sportit “Fahrie Hoti”, Alibeaj ka shpërthyer në sulme shumë të forta ndaj Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës.  

Ai deklaroi se ata janë të tre bashkë, duke i cilësuar i dinozaurë politikë. Alibeaj deklaroi se ata mbajnë në këmbë njëri-tjetrin, duke ndarë interesat politike dhe financiare me njëri-tjetrin. Po ashtu ai u ndal edhe te sulmet dhe akzuat ndja tij dhe vetë selisë së PD. 

Sot kjo parti është nën agresion. Partia Socialiste, pasardhëse e ish-komunistëve shqiptarë, me në krye një kryeministër mafioz si Edi Rama, një pazarxhi politik si Ilir Meta, bashkë me Sali Berishën, ish-kryetarin tonë dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë të shpallur non-grata nga aleati ynë madhor, SHBA,  si minues i demokracisë dhe inkurajues i korrupsionit madhor në vend, në koordinim të hapur dhe të fshehtë me veglat e tyre në pushtet me sistemet mediatike dhe mafioze të tyre, me korrupsionin e 30 viteve, i janë futur një sulmi që nuk po njeh të ndalur.

Partia Demokratike dhe çdo simpatizant i saj ka qenë në një agresion të shumëfishtë. Agresion politik, agresion mediatik, agresion ligjor, madje dhe agresion fizik. Dhe  e dini pse?  Sepse kjo parti, ju dhe të gjithë demokratët që e duan dhe kanë kontribuar për të janë ndryshe nga ata. Ata nuk e durojnë dot - e kam fjalën për kastën e vjetër politike, dinozaurët e tranzicionit shqiptar - që të ekzistojë një forcë politike me integritet, që të ekzistojë një forcë politike që në themel të saj ka vlerat më të mira njerëzore, që ka në themel të saj lirinë e çdo individi, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Dinozaurët Rama, Meta e Berisha nuk e pranojnë dot që një forcë të jetë jashtë kontrollit të tyre personal.

Janë të tre bashkë. Kanë 33 vite që ndajnë interesa politike me njëri-tjetrin. Oligarkët i kanë bashkë. Mediat i kanë bashkë. Politikën e kanë zbatuar bashkë. Si ka mundësi që Meta e Berisha nuk denoncojnë një oligark. Janë bashkë me Ramën. Ditën bëjnë sikur zihen, natën ndajnë interesat financiare. Prandaj fyejnë dhe shajnë sa herë përdorin paratë për fushatë”, tha Alibeaj.

Më tej ai u ndal te akuzat e ditëve të fundit, ku i ka kërkuar llogari Berishës se ku i gjen paratë për fushatë. Alibeaj deklaroi se përgjigjen e ka Erion Veliaj, pasi oligarkët e tij janë duke mbështetur Berishën.

Alibeaj tregoi se PD nuk mund të ketë në gjirin e saj një person “non grata”. Sipas tij, PD është në këtë situatë vetëm për faj të Berishës. Alibeaj ja ka numëruar të gjitha bëmat Berishës, duke deklaruar se kërkoi të përdorë PD për interesat e tij personale.

"Në lidhje me Sali Berishën i qëndrojmë vendimit të 9 shtatorit. Ai ka qenë një vendim i drejtë dhe i arsyeshëm i ish-kryetarit të Partisë Demokratike, proporcional në raport me zgjedhjen themelore që kjo parti ka bërë në dhjetor të vitit 1990, qëndrimin euro-atlantist. Asnjë non-grata i çfarëdo lloji nuk ka vend në Partinë Demokratike, aq më pak të na udhëheqë, aq më tepër të na përdorë apo manipulojë demokratët e Shqipërisë, njerëzit më të vuajtur, më energjikë dhe më besimplotë të këtij vendi, në shërbim të qëllimit të tij. Në këto 18 muaj është koha të bëjmë një bilanc. Pas 9 shtatorit, në vend që të tërhiqej në jetën e tij dhe të trajtonte personalisht problemin me SHBA, në rrugë ligjore, Sali Berisha iu fut një fushatë për t’i vënë kazmën Partisë Demokratike. Ai ndërtoi një proces anti-statutor dhe të paligjshëm duke ndërtuar organe dhe struktura paralele në PD dhe duke mbledhur në 11 dhjetor një kongres të paligjshëm të cilin Gjykata e Apelit e rrëzoi dhe e quajti nul.

Por nuk u mjaftua me kaq. Ai erdhi në 8 janar dhe sulmoi fizikisht selinë e Partisë Demokratike duke dhënë shembullin e një barbarie të pashoqe për jetën publike kombëtare dhe ndërkombëtare. Në 6 mars të vitit të kaluar në një koordinim perfekt me trekëndëshin, në zgjedhje krejt të sajuara, mori demokratë dhe i çoi nëpër sigla të tjera socialiste, duke goditur shanset e demokratëve për të fituar këto zgjedhje. Aktet e tij kundër PD nuk përfundojnë këtu! Edhe pse ish-kryetari Lulzim Basha dha dorëheqjen për të mos e vazhduar përçarjen, me pretendimin logjik që të njëjtën gjë ta bënte dhe Sali Berisha, me qëllim që demokratët të shkonin drejt një procesi dhe të ndalej kjo përçarje dhe dhuna e brendshme verbale ose fizike, Sali Berisha vazhdoi veprimet e tij të njëanshme”, tha Alibeaj.

Më tej sipas tij, Berisha bëri kongres të njëanshëm në 30 prill, bëri zgjedhje të njëanshme duke u zgjedhur apo vetëzgjedhur kryetar i PD-së dhe duke përmbysur çdo rregull apo logjikë politike. Sipas Alibeajt, ai vazhdoi duke mashtruar demokratët se është njeriu që do ti çonte në fitore, por harroi që në 2013 pësoi disfatë.

alibeaj berisha dinosure

Lini një Përgjigje