TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Janar 2026, 10:04

Rama sulmon SPAK: U paguajmë rroga më të larta sesa të vetes, por ende s’ka drejtësi për "21 Janarin"

Shkruar nga Pamfleti
Rama sulmon SPAK: U paguajmë rroga më të larta sesa të
Kryeministri Edi Rama

Ditën e sotme shënohen 15 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë të pafajshëm.

Në Kryeministri u mbajt ceremonia e homazheve, ku kryeministri Edi Rama, kujtoi rrjedhjen e protestës që u zhvillua në 2011-ën.

Rama deklaroi se 15 vitet që kanë kaluar pa drejtësi për ngjarjet e 21 janarit përbëjnë një boshllëk të madh për familjarët e dëshmorëve, duke i cilësuar si një jetë poshtërimi për ata që humbën të afërmit.

Më tej, kryeministri ka sulmuar SPAK teksa tha se gjyqtarëve dhe prokurorëve u paguajnë paga më të larta sesa vetes dhe ende nuk kanë vënë drejtësi për çështjen e "21 janarit".

"S’ka mjaftuar as vendimi i Strasburgut më shumë se sa dy vite më parë që prokurorët e SPAK t’ia kishin kërkuar gjykatës speciale drejtësinë për 4 vrasjet shtetërorë të 21 janarit, ndërkohë që në emër të drejtësisë, drejtësisë së barabartë për të gjithë, prej plot 6 vitesh në u bëmë atyre veç duvara dhe u paguajmë rroga ku e ku më të larta se sa vetes dhe presidentit, pa llogaritur justifikimin në durim dhe në heshtje nga na jonë të gabimeve të tyre tejet shqetësuese të një institucioni të ri dhe jetik për shtetin e së drejtës. Drejtësia për 21 janarin të vihet në vend", tha ndër të tjera Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Zoti e di me çfarë guri në zemër unë vi për në këtë godinë kur del drita e ditës së 21 janarit. Është një gur që bëhet gjithnjë e më i madh dhe që me tregon përmes një sëkëlldie, se sa më i madh bëhet çdo 21 janar, zhgënjimi juaj të dashur familjarë, hidhërimi juaj, pengu juaj për mosardhjen e drejtësisë. 15 vjet pa drejtësi janë 15 vite të një padrejtësie të madhe, jo thjesht për disa, por mbi Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Për ju familjarët e dëshmorëve të 21 janarit, 15 vitet e këtij boshllëku janë sa një jetë e jetuar në ankth dhe poshtërim. Atyre ndër ju që ishin gjyshër u ka ardhur koha për tu bërë stërgjyshër, atyre që ishin fëmijë u ka ardhur koha për tu bërë prindër, ndërsa atyre 4 pjesëve të shpirtit tuaj që u janë tretur trupat në dhe nuk u ka ardhur koha të prehen të qetë. As përmbysja e sistemit të vjetër të drejtësisë dhe as rënia e kultit të pandëshkueshmërisë, nuk kanë mjaftuar gjer më sot për ta zhdukur hijen e padrejtësisë mbi 21 janarin. S’ka mjaftuar as vendimi i Strasburgut më shumë se sa dy vite më parë që prokurorët e SPAK t’ia kishin kërkuar gjykatës speciale drejtësinë për 4 vrasjet shtetërorë të 21 janarit, ndërkohë që në emër të drejtësisë, drejtësisë së barabartë për të gjithë, prej plot 6 vitesh në u bëmë atyre veç duvara dhe u paguajmë rroga ku e ku më të larta se sa vetes dhe presidentit, pa llogaritur justifikimin në durim dhe në heshtje nga na jonë të gabimeve të tyre tejet shqetësuese të një institucioni të ri dhe jetik për shtetin e së drejtës. Drejtësia për 21 janarin të vihet në vend”, tha Rama.

 

rama sulmon spak 21 janari

Lini një Përgjigje