TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2025, 20:35

Denoncimi i Lapajt: Kandidatja e “Shqipëria Bëhet” në Durrës u kërcënua me armë nga krimi i organizuar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Denoncimi i Lapajt: Kandidatja e “Shqipëria Bëhet” në

Kreu i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka denoncuar sot kërcënimin e kandidates së këtij koalicioni për zgjedhjet e 11 majit, në qarkun e Durrësit, Valbona Myhedin.

Sipas Lapajt, personi që ai ka publikuar përmes video në llogarinë personale të rrjetit social Facebook, është i dyshuari i aktit. Ai shprehet se personi në fjalë “i ka kërcënuar dhe treguar armën në brez”.

Lapaj shton se do njoftohet edhe Ambasada Amerikane në Tiranë dhe kërkoi reagimin e Policisë. Deri tani Policia e Durrësit nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar për një ngjarje të tillë, të denoncuar.

Por burimet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë me dije se në lidhje me situatën e kandidates Valbona Myhedin, nuk është kryer denoncim në rajon. Çështja po ndiqet me iniciativë, duke marrë dëshmitë nga personat e përfshirë, për të zbuluar më shumë.

Pak minuta më parë, anëtarë të krimit të organizuar në Durrës kanë kërcënuar me armë kandidaten tonë Valbona Myhedin dhe aktivistët që e shoqëronin, teksa ajo zhvillonte takime me qytetarët në lagjen nr. 8, pranë shkollës “Eftali Koçi”. Valbona Myhedin, shtetase amerikane, është përballur me një akt burracak frikësimi, që nuk do të kalojë nën heshtje”, shprehet Lapaj.

Më tej ai kërkon edhe reagimin e uniformave blu, por nuk ka informacione zyrtare për denoncim në Komisariat.

“I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të veprojë menjëherë, ndërsa do vëmë në dijeni Ambasadën Amerikane. Ai që i tregoi armën dy grave, do përgjigjet para ligjit! Rrugëtimi ynë nuk ndalet! 11 maji është afër!”, shprehet Lapaj më tej, duke thënë se personi në video është autori i dyshuar.

Lini një Përgjigje