TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2025, 17:50

Alarmi i zgjedhjeve: Mafiozët po grabisin votat nën sytë e institucioneve dhe ndërkombëtarëve

Shkruar nga Sokol Pepushaj

Alarmi i zgjedhjeve: Mafiozët po grabisin votat nën sytë e

Prokurorët e SPAK-ut bëjnë sehir, ndërsa OSBE/ODIHR dhe Ambasada Amerikane paralajmërojnë dështimin e demokracisë

Ka plasur hapur vjedhja e votave kudo në Shqipëri. Mafiozët po luftojnë mes tyre se kush arrin të manipulojë më shumë vullnetin e shqiptarëve. Mediat e lidhura me mafien bëjnë zhurmë kur një manipulues votash përballet me dhunë fizike, apo kur policia tenton ta ndalojë manipulimin e hapur ditën për diell në mes të qytetit.

Ndërkohë, prokurorët e SPAK-ut janë "në terren", por askush nuk e di çfarë po bëjnë. Ata vazhdojnë të besojnë në dinakëritë e katër klaneve mafioze, duke shpresuar që OSBE/ODIHR, roja e përhershëm i procesit zgjedhor, do të vonojë si zakonisht kontrollin e kamerave, dhe kështu do vijojnë zgjedhjet e radhës e do të harrohen problemet.

Kryeministri Edi Rama është i kënaqur që vendi i ambasadorit amerikan mbetet bosh, ndërsa "kënga e gjelit" të rrugës së Elbasanit nuk do të zgjojë shqiptarët mëngjesin e 12 majit. Ai po e vazhdon i qetë ëndrrën e tij.

Por sa zgjat kjo ëndërr? Në realitet, ka zgjatur 34 vjet.

Në këtë ëndërr për ndryshim sistemi, ende nata duket e mjaftueshme për të fshehur lojërat Rama-Berisha, edhe pse ka shpresë se një ditë një rreze drite do të depërtojë në errësirën e zyrave dhe t’i çojë të dy në burg.

Shërbimet e huaja, ato që mbajnë duart në çdo konflikt të fshehtë, kanë nisur të lëvizin, duke shurdhuar heshtjen dhe pastruar mjegullën, para se OSBE/ODIHR të publikojë edhe këtë herë një raport që do të jetë karikaturë e demokracisë.

Peshq të vegjël kanë ngordhur herë pas here, por korrupsioni dhe manipulimi i votave ka evoluar si një bakter rezistent në laboratorët e politikës shqiptare. Edhe pse shumë po rropaten ta kthejnë Ilir Metën nga qelia në Parlament, kjo tashmë duket e pamundur.

Këtë herë, Ambasada Amerikane ka ngritur flamurin e verdhë si paralajmërim, duke njoftuar qartë se zgjedhjet janë nën vëzhgim maksimal.

Kjo është koha e fundit për të korruptuarit dhe manipuluesit që u bënë milionerë nga hiçi: ka ardhur momenti që ata të përgjigjen para drejtësisë.

Filmi me aktorët e figurantët e ndërgjegjes së blerë ka përfunduar. Kujdes, kjo nuk është thjesht paralajmërim, Amerika është duke parë!/Pamfleti

zgjedhjet grabitja e votave institucione ndërkombëtarë

Lini një Përgjigje