
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka komentuar situatën brenda kampit blu. Kulluri i cili një ditë më parë u zgjodh edhe anëtar i Kryesisë, tha se ftesa e Bashës ishte një akt politik dhe nuk kishte asnjë arsye përse të mos i përgjigjesha pozitivisht një bashkimi me grupin e Bashës.
“Ftesa e zotit Basha është një akt politik. Nuk ka asnjë arsye të mos t’i përgjigjesh pozitivisht, ka ardhur një vit më parë, jemi takuar disa herë dhe kemi diskutuar për shqetësimet e opozitës”, tha Basha.
Kulliri thotë se të gjithë deputetët që iu bashkuan Berishës e bënë për të vazhduar karrierën politike. Sipas tij, deputetët e grupit Bardhi nëse nuk ishin dakord me Bashën duhej të kishin krijuar parti të re politike dhe jo t’i bashkoheshin Berishës, të shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe.
“Kanë rënë kushtet pjesërisht për të cilat u ndanë. Kushtet e ndarjes me Berishën nuk kanë rënë. Berisha është sërish non grata. Ata kanë bërë një rezolutë në kuvendin e 11 dhjetorit. Deputetët duhet të sqarojnë a është tërhequr SHBA apo kanë ndryshuar deputetët mendjen për shpalljen non grata të Berishës. Argumenti ka qenë se Berisha ka më shumë vota se Basha, po bëjnë një zgjedhje pragmatiste. Unë mendoj që Rama ka më shumë vota dhe rruga është e hapur për të shkuar në PS. Kushtet në të cilat ndodhet ky grupim sot në raport me Rithemelimin nuk ka ndryshuar. Është një diskutim për vazhdimin e karrierës. Unë e gjykoj gabim. Është më mirë të krijonin një parti politike, të distancuar si nga PD dhe Rithemelimi, por se kanë kapacitetin dhe interesin për një lëvizje të tretë. Çarja dhe ndarja është aty dhe të tregonin që ishin më të zotë. Këtë gjë nuk e kanë bërë se nuk është grup i strukturuar politik”, u shpreh Kulluri për "Report Tv".