Politike13 Maj 2023, 15:14

Deputetët e PD dhe “Bashkë Fitojmë” thyejnë heshtjen zgjedhore, fushatë dhe akuza për blerje votash

Shkruar nga Pamfleti

Deputetët e PD dhe “Bashkë Fitojmë” thyejnë

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe dyshes Meta-Berisha kanë thyer heshtjen zgjedhore. Nesër do të jetë dita e votimit dhe sot partitë nuk duhet të bëjnë fushatë, por nuk ka ndodhur kështu.

Deputetja Sorina Koti ka bërë edhe sot thirrje për të votuar kandidatin e “Bashkë Fitojmë” në Pustec.

Pasuritë natyrore të Prespës, do kthehen në dorën e banorëve. Pusteci: pa rrugë, pa ujë, pa kanalizime, pa zhvillim! Pusteci do votojë Pandi Janin”, shkruan ajo.

Ndërkohë heshtjen e ka thyer edhe deputeti demokrat Arbi Agalliu. Ai ka bërë një denoncim në rrjetin e tij social Facebook, ku ka shkruar se demokratët dhe qytetarët në Vlorë po i intimdojnë dhe po tentojnë të blejnë votat e tyre.

Megjithëse heshtje zgjedhore, hajdutët e votës vijojnë përpjekjet për të deformuar vullnetin e votuesve në Bashkinë Vlorë. Ju bëj thirrje kujtdo që po tenton të intimidojë demokratët dhe vlonjatët, kujtdo që po tenton të blejë votën e tyre me të gjitha format, do të përballen me ligjin.  I bej thirrje çdo qytetari të denoncojë çdo përpjekje për deformimin e votës së tyre dhe institucioneve përkatëse të zbatojnë ligjin”, shkruan Agalliu.

fushata heshtje zgjedhore