TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2023, 13:51

Dosja e tij i kaloi SPAK, Fredi Beleri largohet nga Gjykata e Vlorës në masa të rrepta sigurie

Shkruar nga Pamfleti

Dosja e tij i kaloi SPAK, Fredi Beleri largohet nga Gjykata e Vlorës

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është larguar nga ambientet e Gjykatës së Vlorës në masa të rrepta sigurie.

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Fredi Belerin. Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Himarë u arrestua për shitblerje votash.

Në sallën e gjyqit Fredi Beleri ka deklaruar se nuk ka lidhje me akuzën.

Ai ka thënë se ishte me të afërmit e tij dhe se lekët nuk i kishte për të blerë vota.

"Nuk kam lidhje me akuzën, isha me të afërmit e mi, lekët nuk i kisha për të blerë vota!", mësohet të ketë thënë Fredi Beleri në sallën e gjyqit.

spak fredi beleri gjykata e vlores

Lini një Përgjigje