TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2023, 13:56

Gjykata e Vlorës e la në burg, a do të votojë nesër Fredi Beleri?

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata e Vlorës e la në burg, a do të votojë nesër
Fredi Beleri

Gjykata e Vlorës ditën e sotme ka vendosur që Fredi Beleri të qëndrojë në burg pasi u arrestua për shitblerje votash.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është në garë për zgjedhjet që do të zhvillohen të dielën në Shqipëri.

Ai me shumë mundësi nuk do të mund të votojë ditën e nesërme për veten e tij, megjithatë pritet të shihet nesër se çfarë do të ndodhë.

Sipas Ministrit të Drejtësisë, por edhe Kodit Zgjedhor, duhet theksuar që secili nga personat e arrestuar në momentet e fundit dhe nuk e ka emrin në listat e institucionit të paraburgimit ku ai do të qëndrojë mund të merret një vendim gjykate.

Kodi Zgjedhor parashikon që çdo person që ndodhet në paraburgim apo i dënuar ka të drejtën të votojë për kandidatët që i përkasin asaj bashkie ku ndodhet IEVP.

Që do të thotë me shumë gjasë ditën e nesërme Fredi Beleri nuk do të votojë dot për veten e tij në zgjedhjet vendore të 14 Majit, edhe pse ai është kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës.

Do të mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale, pra ambienti i paraburgimit ku do të dërgohet Beleri. 

Beleri në sallën e gjyqit kërkoi një masë të butë sigurie për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi sipas tij vuan nga diabeti.Beleri akuzohet për shit-blerjet votash, për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër.

Ai u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave.

gjykata e vlorës fredi beleri

Lini një Përgjigje