Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Himarën, Fredi Beleri do të qëndrojë në burg.
Ka qenë ky vendimi u dha pak çaste më parë nga Gjykata e Vlorës.
Gjykata gjithashtu shpalli moskompetencën për gjykimin e çështjes. Sipas kompetencës së parashikuar në ndryshimet e reja të kodit të procedurës penale në vendin tonë, hetimin e mëtejshëm ndaj kandidatit të koalicionit opozitar në Himarë, Fredi Beleri do ta zhvillojë SPAK, që ka autorizimin për hetimin e krimeve zgjedhore.
Gjykata është blinduar nga forca të shumta policie dhe në ambientet e saj ka qenë edhe ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi.
Vetë Beleri ka kërkuar një masë të butë sigurie për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi sipas tij vuan nga diabeti.
Beleri akuzohet për shit-blerjet votash, për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër. Beleri është arrestuar pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër.
Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla.
Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues.
Bashkë me Belerin, pas hekurave ka përfunduar dhe Pandeli Kokaveshi, 44 vjeç, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.
Lini një Përgjigje