Politike15 Maj 2023, 22:20

“Dështim spektakolar i KQZ”, Rama paralajmëron Celibashin për sistemin elektronik: Nuk do e lëmë me kaq këtë çështje

Shkruar nga Pamfleti

“Dështim spektakolar i KQZ”, Rama paralajmëron Celibashin

Kryeministri Edi Rama në daljen e tij të parë për mediat pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit, nuk la pa sulmuar KQZ-në për problemet që u hasën gjatë procesit të votimit.

Ai tha se kishte parë edhe videot se si sistemet e identifikimit elektronik të KQZ-së, që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit miliona euro hidheshin në kamion sikur të ishin pavlerë.  

Rama paralajmëroi se nuk do ta lërë vetëm me kritika ndaj KQZ-së, por shtoi se do të merren masa për të gjitha problemet e shfaqura gjatë procesit dhe më tej.

Sa i përket standardit të zgjedhjeve nuk kam lexuar asnjë raport paraprak, por besoj se nuk kanë pasur asgjë të vecantë në një aspket përveç dështimit spektakolar të KQZ për të garantuar fillimin në kohë të votimit në mbi 500 qendra për mijëra e mijëra qytetarë, që me korrektesë dhe dëshirë ishin vënë në rrudhë për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese. Kjo ishte një gjë e rëndë tronditëse për faktin se pajisjet elektronike të identifikimit kanë garantuar një transparencë shumë të madhe. KQZ në fund të ditës është për atë ditë, vërtetë i pafalshëm dhe i pajustifikueshëm. Nuk do e lëmë me kaq këtë çështje, aq më tepër kur pamë skenën e tmerrshme të atyre pajisjeve që hidheshin si arka bosh. Sepse janë investuar miliona e miliona euro të vëna në dispozicion nga taksat e qytetarëve”, u shpreh Rama.

rama kqz celibashi