TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2023, 22:07

Rama mban fjalimin e fitores/ Shpall ambicien për mandatin e katërt dhe “godet” Celibashin për dështimin me sistemin elektronik

Shkruar nga Pamfleti

Rama mban fjalimin e fitores/ Shpall ambicien për mandatin e katërt

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e parë pas fitores së zgjedhjeve vendore. Duke folur nga selia e PS, ai u shpreh se do të nisë një tur takimesh në të gjithë vendin, teksa tentoi të “ulë me këmbë në tokë” të vetët, duke kërkuar që të mos dehen nga fitorja.

Nga ana tjetër, ai pas kësaj fitore dha sinjalet se do të kërkojë mandatin e katërt.

Të ruhemi nga era dehëse e një fitoreje si kjo. Unë e kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër për të nisur nga qyteti më i bekuar nga zoti dhe më i keqtrajtuar nga robi një tur falenderues në të gjithë Shqipërinë. Nuk duhet ta harrojë askush se ishin zgjedhje vendore me dimension politik. Të imponuar nga hijet e së shkuarës që tentuan të tërhiqnin këtë vend mbrapa dhe i shihnin këto zgjedhje si revolucion për përmbysjen e qeverisë”, tha ai.

Nga ana tjetër, Rama i ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë Ilirjan Celibashit. Sistemi elektronik dështoi totalisht, ndërkohë që skenat e hedhjes së pajisjeve në makina sikur të ishin prej guri kanë irrituar Ramën. Ai ja bëri të qartë Celibashit se nuk do ndalet me kaq.

Sa i përket standardit të zgjedhjeve nuk kam lexuar asnjë raport paraprak, por besoj se nuk kanë pasur asgjë të veçantë në një aspekt, përveç dështimit spektakolar të KQZ për të garantuar fillimin në kohë të votimit në mbi 500 qendra për mijëra e mijëra qytetarë, që me korrektesë dhe dëshirë ishin vënë në rrudhë për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese. Kjo ishte një gjë e rëndë tronditëse për faktin se pajisjet elektronike të identifikimit kanë garantuar një transparencë shumë të madhe. KQZ në fund të ditës është për atë ditë, vërtetë i pafalshëm dhe i pajustifikueshëm. Nuk do e lëmë me kaq këtë çështje, aq më tepër kur pamë skenën e tmerrshme të atyre pajisjeve që hidheshin si arka bosh. Sepse janë investuar miliona e miliona euro të vëna në dispozicion nga taksat e qytetarëve”, u shpreh Rama.

Por duket se kjo fitore ka shtuar ambicien e Ramës për një tjetër mandat. Ai tha se do të nisë të bëjë gati projektin për të shkuar drejt “Shqipërisë 2030”.  

Për mua ky rezultat është një mesazh i jashtëzakonshëm për t’u lexuar, jo për të festuar. Prandaj do të angazhohemi edhe për këtë, duke nisur me turin e falënderimeve dhe me shkrimin e projektit të ri të Partisë Socialiste drejt Shqipërisë 2030”, tha Rama.

Nga ana tjetër ai nuk fshehu dëshirën që në zgjedhjet e 2025 të kandidojë si deputet në Shkodër, duke konfirmuar se ka ambicie për tjetër mandat. “Do të doja shumë, por vetëm nëse do krijoj idenë që e meritoj , nëse nuk do e krijoj idenë që e meritoj vështirë se do ta marr përsipër që të ballafaqohem me ta. Por do luftoj shumë që në 2025 t’ja bëj këtë…t’ja jap këtë kënaqësi gjyshes time shkodrane”, tha ai.

Kryeministri gjithashtu paralajmëroi se do të nisë një analizë për rezultatin në të gjitha bashkitë.

rama mandati

Lini një Përgjigje