TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Maj 2023, 22:47

“Dhimbje koke” për Zelenskyn, autoritetet ruse në Krime i sekuestrojnë pasuritë dhe ia nxjerrin në ankand

Shkruar nga Pamfleti

“Dhimbje koke” për Zelenskyn, autoritetet ruse në Krime i

Qeveria e Krimesë, rajonit të aneksuar në vitin 2014 nga Rusia ka vendosur që të nxjerrë në ankand pasuritë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ishte kryeparlamentari, Vladimir Konstantinov, i cili njoftoi se banesa e shtetëzuar e familjes së Zelenskyt, si dhe objekte të tjera të shtetëzuara në Krime, do të dalin në ankand.

Sipas mediave ruse, të ardhurat do të shkojnë për të ndihmuar luftëtarët që ndodhen në zonën e operacionit special.

“Banesa u shtetëzua dhe tani është në pronësi të shtetit. Do të vijojë një ankand dhe paratë nga shitja e banesës së Zelenskyy-t dhe ndërtesave të tjera të shtetëzuara do të shkojnë për nevojat e SVO-së, familjeve të viktimave dhe të mobilizuarve”, tha ndër të tjera në lidhje me këtë vendim, kryeparlamentari Konstantinov.

Vendimi për shtetëzimin e një numri ndërtesash të mëdha në pronësi të oligarkëve ukrainas në Krime u mor sot në një seancë të Parlamentit të Krimesë.

Shtetëzimi përfshinte edhe pasurinë e paluajtshme të familjes së Volodymyr Zelenskyy në Livadia, në bregun jugor të Krimesë, shkruajnë mediat e huaja.

Autoritetet ruse kanë  sekuestruar rreth 700 prona në pronësi të Ukrainës që nga shkurti i vitit 2023. Zyrtarët në Moskë ishin zotuar më parë se do të respektonin të drejtat e pronës që kishin qenë në fuqi përpara se Rusia të aneksonte Krimenë në 2014.

Këto përfshijnë kantinat e mëdha të verës, strukturat bankare, apartamentin e Zelensky dhe prona të tjera të të gjithë atyre që kontribuojnë në regjimin anti-rus në Ukrainë.

Një komision ka përpiluar një listë të pronave në pronësi të të ashtuquajturve njerëz "jomiqësorë" dhe subjekte që i nënshtrohen shtetëzimit.

krime zelensky ukrainë

Lini një Përgjigje