TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Qershor 2023, 14:54

Diskutimet për mandatin e ministres në Këshillin e Legjislacionit, Alibeaj akuza PS-së: Po mbroni Xhaçkën!

Shkruar nga Pamfleti

Diskutimet për mandatin e ministres në Këshillin e

Është mbledhur ditën e sotme Këshilli për Legjislacionin ku është diskutuar mandati i ministres Olta Xhaçka.

Gjatë fjalës së tij, Enkelejd Alibeaj u shpreh se Xhaçka është marrë në mbrojtje nga mazhoranca. Alibeaj shtoi gjithashtu se ekspertiza profesionale mund të keqpërdoret politikisht.

Pjesë nga diskutimi:

Enkelejd Alibeaj: Kuptova që eksperti ka pranuar thirrjen nga departamenti juridik. Kam përshtypjet që askush nuk e krijon dot idenë e plotë të detyrës që do të marrë përsipër. Që të vendoset në kushte optimale për të marrë vendime apo jo, i duhet t’i bëhen me dije edhe disa karakteristika të tjera të procesit. Pra brenda një organi politik, të jetë zemra e ekspertizës, por që nuk i shpëton dot lojës meskinë të politikës dhe këto duhet t’i bëhen me dije ekspertit. Ekspertiza e dhënë profesionale mund të keqpërdoret politikisht dhe ky është një rrezik. Me shumë gjasë herët apo vonë nuk besoj që do të ndodhë që kjo çështje të mos shkojë në GJK. Mazhorancë duket qartë që e ka marrë në mbrojtje përfaqësuesin e vet në qeveri dhe do të përdorë atje leximin që eksperti i ka bërë çështjes dhe do të jetë ky argumenti kryesor që do të përdoret. Këto janë çështje që ju duhet të ja kishit bërë me dije ekspertit. Më vonë do të komplikohet, këto kisha për të thënë drejtuar Këshillit.

Klotilda Bushka: Është vullneti ynë maksimal për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Është ofenduese të thuhet që do të keqpërdoret eksperti. Kemi disa dilema që nuk lidhen me rastin konkret, por me balancat në demokraci. Askush nuk do ta përdorë as emrin dhe as ekspertizën tuaj, për lojëra politike.

Gazment Bardhi: Duhet të sqarojmë opinionin publik se sa seriozë jeni ju. Ju doni thjesht zvarritjen e procesit. I thoni  ka ndryshuar qëndrim GJK? Edhe nëse ka ndryshuar qëndrim do të zbatosh vendimit. Ju po talleni me këtë lloj procesi. Ju jeni anëtar i GJK, keni kompetencë për të dhënë mendim të ndryshëm nga ajo që është shprehur gjykata?

alibeaj ps olta xhacka

Lini një Përgjigje