Politike 2 Qershor 2023, 10:17

Po e lë Rama, po e ndan dhe burri; Olta Xhaçka prek fundin

Shkruar nga Pamfleti
Po e lë Rama, po e ndan dhe burri; Olta Xhaçka prek fundin
Olta Xhaçka në SPAK

Zërat e korridoreve të PS dhe Kryeministrisë thonë se Rama nuk do të rrezikojë më. Ai po mendon për mandatin e radhës dhe eksponentë si Olta, me dosje në SPAK dhe skandale kapicë, nuk i hyjnë më në punë...

Nuk ka lënë numër cirku pa përdorur që t'i shpëtojë drejtësisë, por edhe nëse - për shërbimet ekstra që ka kryer - Rama do t'ia kursejë burgun për momentin, Olta Xhaçka nuk i shpëton dot ca "humbjeve" të tjera.

Pasi e ka mbajtur me shpirt nëpër dhëmbë, Partia Socialiste ka vendosur ta lëshojë litarin ku Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, mbahet për skandalet që ka bërë.

Babloku ka vendosur ta hedhë ministren e vet në arenën e gladiatorëve ku pritet ta shqyejnë ata që u ka shkelur rëndë në kallo. Dhe këta të fundit janë shumë...

Po e lë Rama, po e ndan dhe burri; Olta Xhaçka prek fundin
Olta Xhaçka prek fundin

Kujtojmë se PS e shpëtoi një herë Oltën, kur votoi në Kuvend kundër heqjes së mandatit të deputetes, pasi burri i Oltës, Artan Gaçe, mik i vjetër i Edi Ramës, u shpall investitor strategjik dhe futi në thes hektarë të tërë toke në bregdet. Por zërat e korridoreve të PS dhe Kryeministrisë thonë se Rama nuk do të rrezikojë më. Ai po mendon për mandatin e radhës dhe eksponentë si Olta, me dosje në SPAK dhe skandale kapicë, nuk i hyjnë më në punë.

Prandaj rihapja e çështjes së heqjes së mandatit, por sidomos privatizimet e paligjshme të pronave të ushtrisë dhe skandalet e tjera që ka firmosur Olta Xhaçka, pritet ti kushtojnë asaj jo vetëm kartonin e deputetit, por edhe lirinë.

Sa mirë sikur shpagimi i Oltës të ishte vetëm kaq!

Ministrja jonë e Punëve të Jashtme ka edhe ca andralla të tjera që duket se do t'ia rrisin faturën që duhet të paguajë për babëzinë e trashëguar nga një nënë me probleme dhe rini e shitur ndër pasanikë. Ajo çfarë u tha si thashethem, që për të shpëtuar kokën dhe për të mbajtur kartelën e deputetit që e mbron nga hetimi, Olta do të divorcohej me burrin, doli të ishte një çështje më e thellë se kaq.

Oltën po e lëshon Rama, por po e lëshon edhe burri. Dhe kjo nuk ka të bëjë as me imazhin dhe as për të shpëtuar paratë. Kësaj radhe burri po e lë seriozisht dhe ka ca arsye morale që ka kërkuar divorcin.

Çifti i famshëm, Xhaçka-Gaçi ka nisur sherret sepse, sipas gojëdhënave, ministrja, për të shpëtuar kokën është strehuar tek ish burri. Dihet se ajo dhe Olsi Rama kanë pasur një histori të vjetër dashurie, Olsi ka jetuar për disa vite në shtëpinë e saj në Amerike dhe për Oltën kjo ka qenë një histori e rëndësishme. Fundja prej Olsit e pati gjithë atë karrierë në qeverinë e Ramës, Olta bukuroshja. Për rrjedhojë edhe njohjen me burrin që ka, të cilin ia mori një gruaje tjetër.

Mirëpo flaka e vjetër duket se është ndezur sërish dhe kjo nuk i ka pëlqyer fort burrit aktual të ministres. Thonë se ky i fundit ia ka ofruar mbështetjen bashkëshortes së vet, e ka siguruar se edhe nëse i heqin mandatin dhe e çojnë për hetim serioz, ai do ta mbështeste. Por kjo nuk i ka mjaftuar Oltës. Ajo do siguri dhe meqë Artani nuk ia jep, ia ka kërkuar Olsit. E shpëton apo jo ky i fundit, kjo vështirë të thuhet, por bashkimi i çiftit për "qarje hallesh", e të tjera, duket se ka tërbuar Artanin. Flitet edhe për prova e video, por për këto një herë tjetër.

Në fund të kësaj historie, Olta po rrezikon çdo gjë që ka siguruar me shërbime ekstra këto 8 vjet. I vetmi problem mes çiftit është ndarja e pasurisë. Asaj të padeklaruar natyrisht dhe që mund t'ju kushtojë shumë shtrenjtë, si Oltës ashtu dhe Artanit.

Odiseja vazhdon.../Pamfleti

olta xhaçka prek fundin edi rama artan gaçe