Politike 5 Shtator 2023, 08:16

Dita e dytë e vizitës së Osmanit në Shqipëri, zbardhet agjenda

Shkruar nga Pamfleti
Dita e dytë e vizitës së Osmanit në Shqipëri, zbardhet
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Tiranë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të vijojë sot ditën e dytë të vizitës në Shqipëri ku do të marrë pjesë në një aktivitet me homologun Begaj për ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Në orën 09:00, Osmani dhe Begaj do të vizitojnë ekspozitën e Arkivave dhe do të japin nga një deklaratë për shtyp. Më pas, Osmani do të marrë pjesë në Ceremoninë e vendosjes së kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri”.

Pas këtyre aktiviteteve, Osmani do të niset drejt Beratit, ku do të zhvillojë një takim me Kryetarin Ervin Demo, i cili do t’i akordojë edhe titullin “Patron i Kalasë”.

Në fund Osmani pritet të vizitojë Durrësin ku do të zhvillojë një takim me Kryetaren e Bashkisë te Durrësit, Emiriana Sako si dhe do të vizitojë pikë doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

Axhenda 5 shtator:

Ora 09:00 – 09.20 – Aktivitet i përbashkët i dy Presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave

Të dy presidentët marrin pjesë në hapje dhe japin nga një deklaratë

Vendi: Presidenca e Shqipërisë

Ora 09:30-09:40 – Ceremonia e vendosjes së kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri” me pjesëmarrjen e Nënkryetarit të Bashkise, z. Andi Seferi dhe Komandantit të Gardës se Republikës, z. Gramos Sako

Ora 11:15-11:30 – Takim midis Presidentes së Republikës së Kosovës SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, me Kryetarin e Bashkisë së Beratit, Z.Ervin Demo

11.30-11.45 – Ceremonia e dhënies së Titullit ‘’ Patron i Kalasë’’ ( Anglisht ‘’Patron of the Castle’’). Ky është një titull shumë i lartë ekskluziv,i cili i jepet personaliteteve të shquara që vizitojnë qytetin dhe që kontribuojnë me veprimtarinë e tyre në dobi të qytetit.

Ora 16.50-17.15 – Takim me Kryetaren e Bashkisë te Durrësit, zj. Emiriana Sako

Ora 17.30 – Vizite ne piken doganore te Kosovës ne Portin e Durrësit.

vjosa osmani bajram begaj