Politike20 Nëntor 2023, 10:37

Ç’do bënte qeveria pa këtë opozitë?! Buxheti kaloi në marrëveshje të plotë

Shkruar nga Pamfleti

Ç’do bënte qeveria pa këtë opozitë?! Buxheti

Buxheti kaloi se deshi opozita! Nuk është delirim, as çartisje e gazetarit, e as lapsus. Por buxheti që nuk u mor vesh as si u hartua, as si u kalua, u miratua vetëm sepse opozita kishte vendosur kështu, në një marrëveshje ‘me shkelje syri’ me qeverinë.

Nuk ka nevojë të jesh gjeni për të kuptuar që mes mavisë, blusë dhe ‘shumëngjyrëshave e shumëfytyrëshave’ ka një bashkëveprim vetëm duke u parë, pa folur fare.

Sot, që herët, i madh e i vogël pamë qartazi Gardën e Republikës që kontrollonte deri tek brek..të brendshmet e çorapet, çdo deputet që futej në Parlament. Por, si ka mundësi që nuk vunë re flakadanë e tymuese?! Vërtet gardistët mendojnë se këta të opozitës i kanë ‘të rënda’...këllqet dhe nuk kishin asgjë me vete?! Apo direktivat ishin të tilla dhe na japin të drejtë ne, dyshuesve të thjeshtë?

Meqë Buxheti është mirë të jetë sa më sekret, opozita i erdhi në ndihmë qeverisë, duke vënë flakën e duke aktivizuar tymuese të gjelbra e rozë (kurrë nuk u rastisi blu), ndërkohë që ‘Zonja e Parë’ e sallës parlamentare kalonte ligjet si pa të keq.

I dashur Popull, viktima e vetme e kësaj maskarade politike! Herën tjetër kur të jeni në kutinë e votimit kujtohuni se nuk ka shumëllojshmëri partish, ka vetëm një m.t (mjaltë), të ndarë në disa pjesë tanimë. /Pamfleti

 

Ç’do bënte qeveria pa këtë opozitë?! BuxhetiÇ’do bënte qeveria pa këtë opozitë?! Buxheti Ç’do bënte qeveria pa këtë opozitë?! Buxheti Ç’do bënte qeveria pa këtë opozitë?! Buxheti Ç’do bënte qeveria pa këtë opozitë?! Buxheti

opozita buxheti flake marreveshje