
Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi ka deklaruar se salla e parlamentit u mbush me gardistë për shkak se në Kuvend do të ishte edhe kryeministri Edi Rama të cilin e quajti “kryehajdut”.
Në një prononcim për gazetarët, Bardhi tha se Rama kishte ardhur i zverdhur në Kuvend, ku sipas tij ishte i frikësuar.
“E vetmja arsye pse sot salla e Kuvendit ishte mbushur me forcat speciale të Gardës ishte sepse në kuvend ishte paraqitur kryehajduti.
Një frikacak që për të ardhur në Kuvend kishte mbushur sallën me punonjës sigurie. Do donim që kjo seancë të ishte normale të kishim shkëmbim të ideve, por është e pamundur sa kohë shkelet rregullorja.
Pyeteni pse kishte frikë, kishte ardhur i zverdhur në sallë, i rrethuar nga Grada me kokën ulur dhe kartonin ngritur. Sikur të ishte një manekin që i kishin dhënë një karton në dorë”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje