
Kryeministri Edi Rama e akuzoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri se ka angazhuar persona që kërcënojnë emigrantët shqiptarë në Greqi që të vinë në Shqipëri dhe të votojnë për të.
Pas kësaj deklarate, Beleri ka reaguar “Live” për emisionin “Opinion”. Moderatori Blendi Fevziu e lexoi mesazhin e tij para kryeministrit Edi Rama.
Në këtë mesazh, Beleri mohon që njeh personat që kërcënojnë emigrantët se do i grisin letrat greke nëse nuk votojnë për koalicionin “Bashkë Fitojmë” më 14 maj.
“Himariotët e Amerikës që ka bashkëpunuar zoti Rama janë grekë, kurse neve jo. Ata para dy ditësh në mënyre zyrtare publikisht mbështetën kandidaturën time. Në gjithë boten multikultura është vlerë në Shqipërinë e zotit Rama mëkat. Kam bredhur gjithë Greqinë për t’iu lutur gjithë himariotëve të vijnë të votojnë pa ju diktuar dhe pa ju imponuar kur se për çfarë do të votojnë. Personat që permend zoti Rama nuk i njoh. Ne deklaratën time e kam cilësuar që përkthimi ishte i pavertetë dhe përkthyer shtrembër qëllimisht. Faleminderit”, shkruan në reagimin e tij Beleri.
Ndërkohë, gjatë kohës që Fevziu lexonte mesazhin, Rama tha se Beleri duhet të mësojë të flasë shqip dhe greqisht pastaj të reagojë.
Lini një Përgjigje