
Rama ja ka bërë të qartë Veliajt se nëse i del diçka rrugës, atëherë dhe ai do ketë fatin e Tahirit, Kokës, Bllakos dhe Ahmetajt.
Kryeministri Edi Rama duket se i ka dërguar një mesazh edhe Erion Veliajt, nëse një ditë prokurorët e SPAK-ut do të trokasin në derën e tij. Rama ishte i ftuar në emisionin “Opinion” dhe u pyet nga gazetari Berat Buzhala nëse do të veprojë me Veliajn njësoj siç ka bërë me Ahmetajn, Tahirin dhe ministrat e tjerë që ka shitur. Sipas gazetarit, edhe ai është shumë i korruptuar, teksa përmendi faktin se ka kapur të gjitha mediat.
Rama tha se ka të njëjtin qendrim. Kushdo që ka punuar pas shpinës së tij duhet që t’i dalë për zot vetes.
“Që kur kemi marrë detyrën, në mbledhjen e parë të qeverisë dhe të grupit parlamentar kam thënë atë që vijoj ta përsëris sa herë ka situata. Që është se vendin ku ulesh ta jep populli, ta jep partia, ta jep kryeministri, për ta mbajtur duhet ta mbash vetë. Kemi qëllime të përbashkëta dhe unë i bëhem mburojë, shpatë apo shigjetë kujtdo. Ama kush, ndërkohë që luftojmë për një qëllim, pas shpinës kërkon përfitimin e përvetshëm, duhet të mendohet mirë. Kush më ha në shpinë duhet ta harrojë që ka mbrojtje nga PS-ja dhe unë. Pishën njeriu nuk ja mbaj. Aman për sa kohë punojmë bashkë unë jam mbrojtësi i çdo bashkëpunëtori”, tha ai.
Më tej, ai tha se Veliaj ka pjesën e tij dhe ai të vetën. Duke ja bërë të qartë se nëse i del diçka rrugës, atëherë dhe ai do ketë fatin e Tahirit, Kokës, Bllakos dhe Ahmetajt.
"Erioni për mua është kryetari i bashkisë që i duhet Tiranës. Jam i lumtur për bashkëpunimin që kemi, natyrisht ka parcelën e vet të ekzekutimit të gjërave, unë kam kompetencat e mia”, tha ai
Lini një Përgjigje