
Ish kryeministri, Sali Berisha ka komentuar marrëdhëniet e tij me Lulzim Bashën dhe marrjen e drejtimit të PD-së pas dorëheqjes së tij në 2013.
Të gjithë e dimë se Berisha e zgjodhi Bashën si të preferuarin e tij për drejtimin e PD-së dhe jo të ndjerin Sokol Olldashi, por mesa duket ish kryeministri pas prishjes së marrëdhënieve me Bashën e ka dredhur sërish historinë.
I ftuar në emisionin “Top Story”, ai u shprehur se nuk e ka mbështetur Lulzim Bashën në iniciativë për të drejtuar PD-në, por se ai u vetë ofrua.
“Lul Basha nuk mund të vazhdonte më kryetar por kjo ishte çështje tjetër. Në 2011 unë kam bërë përpjekjet e mia për të fituar në të gjithë Shqipërinë por bashkia e Tiranës u mor nga koalicioni. Basha nuk ka qenë i përzgjedhuri im. Çdo ministër pa pasur jo bekimin por nxitjen më të fuqishme që të përmbushë misionin e tij. Ku unë kam mbështetur një ministër kam mbështetur veten time, nëse e kam mbështet në përpjekjet për rrugën e kombit a për liberalizimin e vizave janë projekte të miat. Nuk ka një minsitër që punon me mua e të ndihet i pasigurt me mua. Çdo njeri që bashkëpunon me Berishën është i sigurt. Bashën nuk e kam mbështetur në iniciativë për të drejtuar PD-në, është ofruar vetë për të kandiduar jo nga unë. Olldashi është ofruar vetë, çdonjëri që të më vinte nga nënkryetarët do i thoja mirëseerdhe. Në vitin 2017 unë i kërkova largimin atij. Unë mbroja Partinë Demokratike, vetë jam rikthyer kur pash që po shkelmohej sovraniteti i vendit tim. Ka qenë një forcë shumë madhore që ka të bëjë me të drejtën e shqiptarëve për të vendosur kush duhet te jetë në parlamentin shqiptar. Këtu kam mbështetje nga shqiptarët dhe amerikanët që vlerësojnë sovranitetin e paprekshëm”, u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje