Politike27 Gusht 2023, 11:05

Do shpallni zgjedhje të reja në Himarë? Rama: Duhet të presim gjyqin për Belerin

Shkruar nga Pamfleti

Do shpallni zgjedhje të reja në Himarë? Rama: Duhet të

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Kathimerinin, është pyetur nëse do të shpallë zgjedhje të reja në Himarë.

Rama tha se duhet të presim gjyqin për Belerin e se mund të mos zhvillohen zgjedhje derisa gjykohet nëse është fajtor apo i pafajshëm.

Gazetari: Mirë atëherë, zoti kryeministër, tani çfarë do bëni? Do shpallni zgjedhje të reja në Himarë?

"Këtu mund të të jap një ekskluzivitet.", tha Rama.

Gazetari: Një ekskluzivitet gjithmonë është gjë e mirë

Rama: Por nuk jam i sigurtë që duhet ta them. E para, le të themi se në Shqipëri nuk është qeveria që shpall zgjedhje por presidenti. Gjithsesi, procedura është kështu, nëse kryebashkiaku i zgjedhur nuk shfaqet pas 90 ditësh të betohet, atëherë qeveria duhet ta çlirojë nga detyra dhe të vendosë një kryebashkiak teknik deri sa të realizohen zgjedhjet e reja, që do të shpallen nga presidenti. U kërkova avokatëve të mi të shqyrtojnë çështjen dhe nuk e di rezultatin. Por më duket se ky rast është i veçantë, nuk ka precedent. Kështu, instikti im më thotë, reagimi im psikologjik më thotë se ndoshta duhet të presim gjyqin. Kështu, mund të mos bëjmë zgjedhje të reja derisa të gjykohet fajtor ose i pafajshëm.

Por ky nuk është një qëndrim juridik, është pikërisht çfarë mendoj se duhet bërë nga momenti që nuk kemi precedentë. Po, mendoj se mund të bëjmë njërën ose tjetrën, bazuar në raportin e zyrës ligjore, besoj se kemi mundësinë të mos veprojmë derisa të vendosë gjykata. Në këtë rast u japim të gjithëve shansin të shqyrtojnë çështjen deri në fund. Nëse kjo nuk është e mundur nga ana ligjore, do duhet ta lirojmë nga detyra.

zgjehdje himare rama