TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Korrik 2025, 18:46

“Çdo shtesë lokalesh e legalizuar do të shembet”, Rama paralajmëron bizneset

Shkruar nga Pamfleti

“Çdo shtesë lokalesh e legalizuar do të shembet”,

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nuk do të ketë asnjë tolerim për lokalet që kanë bërë shtesa pa leje dhe më pas i kanë legalizuar.

Sipas tij, kjo gjë është bërë në shkelje të ligjit dhe kudo që janë zaptuar hapësirat publike do të ndërhyhet. Ai tha se kjo nuk vlen për banesat.

Procesi i legalizmit, në mënyrë abuzive për qëllime përfitimi, kanë zënë hapësirë publike dhe bëjnë vetëdeklarimin që i fut si individë në proces. Procesi i legalizimit është mbyllur në vitin 2020. Asgjë e ndërtuar pas vitit 2020 nuk legalizohet. Jo që ndërto pas vitit 2020, deklaro dhe kur ka nevojë për ndërhyrje bashkia apo qeveria për interes publik, thonë jemi në proces. Këtë do ta deklarojmë të pavlefshme. Deklarimet për godinat me qëllim fitimi, nuk jemi këtu për të diskutuar shtëpitë, jemi për të diskutuar këtë mashtrim të madh. Nuk do të humbitet asnjë minutë që agjencia e Kadastrës të bëjë skualifikimin", tha Rama.

Lini një Përgjigje