TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Prill 2023, 13:46

Do ta sulmojë apo do ta “lëpijë” Saliu, Ambasadorin e ri të SHBA, David Kostelancik?!

Shkruar nga Pamfleti
Do ta sulmojë apo do ta “lëpijë” Saliu, Ambasadorin e
Ambasadori David Kostelancik

Ambasadori David J. Kostelancik i emëruar nga Presidenti Joe Biden, tha se do zbatojë të njëjtën platformë si Yuri Kim në Shqipëri; që do të thotë se “non grata” mbetet “dele e zezë” për diplomacinë e drejtësinë amerikane, por të shohim nëse do vazhdojë të bëjë karshillëk si deri tani...

Qysh prej vitit 1994 me Ambasadorin Joseph E. Lake, më 1996 me Marisa Lino e deri sot me ambasadoren Yuri Kim, ish-kryetari i PD, Sali Berisha, i ka sulmuar brutalisht të gjithë krye-diplomatët e SHBA në Shqipëri, për shkak se i raportonin krimet dhe i bllokonin aktet kundër integrimit të Shqipërisë e politikave amerikane.

Sidomos prej afro 2 vitesh pas shpalljes “non grata”, Sali Berisha i ka bërë refren të përditshëm, sulmet vulgare, shpifjet dhe akuzat ndaj ambasadores Yuri Kim, madje duke vërsulur kundër saj, analistë e deputetë tellallë dhe militantë me fjalor rruge në mediat e Zenit, Fanes e rrjetet sociale.

Sulmet e Sali Berishës ndaj Yuri Kim, Sekretari i Shterit Anthony Bliken, i ka konsideruar të papranueshme si veprim, abuzim si përmbajtje dhe mungesë etike si fjalor e sjellje, duke bërë të ditur, se çdo qëndrim i zonjës Kim, përfaqëson qëndrimin e Presidentit Joe Biden.

Tashmë, është bërë zyrtarisht publik, vendimi për mbarimin e mandatit të zonjës Yuri Kim dhe emërimi i Ambasadorit të ri të SHBA në Shqipëri, David J. Kostelancik, i cili para 1 muaji u paraqit për seancë pyetjesh në Komisionin me Jashtë të Senatit Amerikan.

David J. Kostelancik, tha para komisionit: - “Nëse konfirmohem në këtë detyrë, do të bashkëpunojë me Shqipërinë, për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë, duke zbatuar 3 prioritetet e Presidentit Joe Biden në Shqipëri, për luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, si pjesë të strategjisë zyrtare”.

Këto 3 prioritete të SHBA, po zbaton në Shqipëri edhe Ambasadorja Yuri Kim, duke bashkëpunuar me institucionet e shtetit, me faktorët politik legjitim, me drejtësinë e intensivisht me SPAK, për goditjen e korrupsionit e krimit të organizuar brenda politikës, dhe lidhjet funksionarëve të lartë me grupet mafioze të trafiqeve, kontrabandës e pastrimit të parave.

Ish-presidenti, ish-kryeministri e ish-kryetari i PD, Sali Berisha, është subjekt i sanksionuar me vendim “non grata”, për korrupsion sipëror, dëmtim demokracie e pengim drejtësie, për të cilat Yuri Kim e ka shpërfillur në emër të DASH e Presidentit Joe Biden.

Të njëjtin qëndrim, do mbajë ndaj Sali Berishës edhe Ambasadori i ri i SHBA, David J. Kostelancik; i cili do takohet me krerët e shtetit e drejtësisë shqiptare, të cilëve do t’u kërkojë të njëjtat gjëra që u ka kërkuar ambasadorja Yuri Kim.

Pyetja është kjo: - A do ta sulmojë Sali Berisha edhe ambasadorin e ri të SHBA? Apo do zbatojë taktikën e “lëpirjes” ndaj tij, duke e ditur që qëndrimi zyrtar amerikan ndaj vendimit “non grata” nuk ndryshon dhe ai e di që “murit nuk i bihet me kokë?

Madje në zbatim të Urdhri Ekzekutiv Nr. 14033, datë 7 qershor 2021 të Presidentit Joe Biden, ambasadori i ri i SHBA, do kërkojë përshpejtimin e çuarjes para drejtësisë, të Sali Berishës e familjarëve të tij “non grata”.

Të shohim, nëse plaku i Foltores do vazhdojë të hiqet si trim e të bëjë karshillëk si deri tani./Pamfleti

david kostelancik sali berisha ambasadori shba

Lini një Përgjigje