
Zbardhet vendimi i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve që fundosi dyshen Meta-Berisha. koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkoi që në fletën e votimit të vendosej emri i Sali Berishës përbri emrit të koalicionit, por KAS e pa të pamundur një gjë të të tillë dhe u vendos që në fletë të vendoset emri i Ilir Metës.
Sipas KAS në marrëveshjen e koalicionit, parti drejtuese figuron Partia e Lirisë dhe nuk k ase si të vendoset emri i Berishës. Po ashtu, theksohet se Berisha nuk figuron askund si pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
“Ligjërisht deputeti Sali Berisha dhe grupimi i tij politik nuk janë pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për pasojë deputeti Sali Berisha nuk mund të jetë ligjërisht drejtues i tij.
I pyetur nga KAS-i, përfaqësuesi i palës së interesuar nuk dha asnjë të dhënë për ndonjë lidhje/raport juridik të deputetit Berisha me koalicionin ose me ndonjërën nga partitë pjesëmarrëse të tij, me të cilin të mund të justifikonte ligjërisht kërkesën e paraqitur.
Sipas marrëveshjes së koalicionit “Bashkë Fitojmë” të datës 15.03.2023, partia udhëheqëse e tij është Partia e Lirisë. “Parti udhëheqëse e koalicionit, sipas parashikimeve të nenit 65 e vijues të Kodit Zgjedhor, është Partia e Lirisë” thuhet në këtë marrëveshje.
Kjo do të thotë se palët e marrëveshjes kanë pranuar me vullnet të lirë, në momentin e krijimit të koalicionit, se për zbatimin e nenit 65 të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja duhet të njohë dhe pranojë Partinë e Lirisë dhe kryetarin e saj, z. Ilir Metaj si përfaqësuesit zyrtarë të koalicionit.
Në pajtim me jurisprudencën e Kolegjit Zgjedhor (vendimi nr. 5, datë 04.04.2021), kryetari i partisë që kërkon pika 3 e nenit 98 të Kodit Zgjedhor, nuk mund të jetë kush tjetër, përveç kryetarit të Partisë së Lirisë”, thuhet ndër të tjera në vendimin e zbardhur të KAS.
Lini një Përgjigje