
Ish kreu i PD, Lulzim Basha ka shpjeguar arsyet se përse u largua përkohësisht nga jeta aktive në politikë, duke u shprehur se donte t’i jepte një shans bashkimit të demokratëve.
Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, Basha deklaroi se nuk është nga ata njerëz që i braktis misionet duke shtuar se PD duhet fokusohet më shumë te hallet e qytetarëve dhe jo te debatet e brendshme.
Më tej, ish kreu i PD u shpreh se nuk mund të bësh debat me një njeri që këndon tallava dhe ikën, duke iu refruar kështu fushtës së kryeministri Edi Rama për zgjedhjet vendore të 14 majit.
“Tërheqja para një viti u bë për të mos ushqyer përçarjen dhe për t’i dhënë një shans bashkimit. Për fat të keq kjo nuk ndodhi, por nuk kam hequr dorë kurrë për t’i lënë njerëzit në mes të rrugës. Ndonëse për hir të vendimit që mora për të mos influencuar preferova të qëndroj jashtë nuk do të thotë se jam stakuar me vendin, PD dhe të ardhmen.
Kjo tërheqje më shërbeu për të parë dhe të vetja për të parë se sa kohë i dedikuam luftës me njëri-tjetrin dhe sa kohë halleve të njerëzve. Raporti duhet përmbysur, duhet të shkojmë te hallet e njerëzve. Niveli i debatit publik ka rënë përtokë dhe kjo është e qëllimshme. Çfarë mund të debatosh me dikë që këndon tallava dhe ikën. Pyetja që shtrohet tani a do vazhdojmë të shohim teatër politik, apo do t’i kthejmë sytë nga 70% e qytetarëve që janë braktisur nga ky sistem”, u shpreh Basha.
Lini një Përgjigje