Politike29 Dhjetor 2023, 09:24

Dokument/ “Raiffeisen Bank” pronare e “Bana King” prej 8 vitesh; qarkullon edhe të ardhurat nga kokaina

Shkruar nga Pamfleti
Dokument/ “Raiffeisen Bank” pronare e “Bana King” prej 8
Bosi i Kokainës Trifon Murataj dhe Raiffeisen Bank /

SPAK, duhet të hetojë transaksionet që kompania “ZICO sh.A” (“Bana-King) ka bërë dhe po bën nëpërmjet “Rraiffesen Bank” si pronare e kësaj kompanie prej 8 vitesh; mbajtjen e Trifon Muratajt administror dhe rolin e kësaj banke me lidhje ruse në trafikun e kokainës... 

Përveç faktit, që “Raiffeisen Bank” nuk iu bind thirrjes së SHBA-BE, për të larguar degën e saj nga Moska, duke vazhduar aktivitetin me oligarkët e Putinit në financimin e luftës së Rusisë në Ukraninë, ka krijuar ortakëri me grupet e organizuara të trafikimit të kokainës në Ballkan.

Një nga këto ortakëri të ndërmjetme por me tansaksione direkte, mafiozët pro-rusë e anti SHBA-BE të “Raiffeisen Bank”, e kanë realizuar me kapitalet dhe aktivitetin e kompanisë “Zico Sh.A” në Shqipëri, që njihet me emrin reklamues “Bana- King”.

Kjo kompani është cilësuar nga DEA e EUROPOL, si një ndër trafikueset “lider” të kokainës, në sasi të mëdha nga Ekuadori në Shqipëri e shpërndarje në Ballkan, për shkak të lidhjeve të fuqishme, që Trifon Murataj ka më mafien shtetërore dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

Fakti është ky: Më 5 janar 2015, Trifon Murataj që atëherë bënte import vajra makinash e tregti bananesh me shumicë si dorë e tretë, mori nga “Raiffeisen Bank” një “financim tranzitor 6 muajor” me vlerë 5 milionë Euro, për t’u futur në tregun e bananeve direkt nga Ekuadori.

Ky guxim, krijoi dyshime se nën maskën e bananeve; Trifon Murataj, që kishte krijuar lidhje të ngushta me krerët e pushtetit e garanci prej tyre, kishte vendosur të merrej me trafik kokaine.

Por këtë borxh bankar, Trifon Murataj, nuk arriti ta shlyente dot brenda 6 muajve në masën 50% sipas marrrëvshjes, ngaqë nuk u fut dot shpejt në rrjetin ekuadorian të trafikut të kokainës me kontejnerët e bananeve, për shkak të mos krijimit të besimit me dorëzanë të këtij tregu dhe konkurrencës me Arbër Kulicajn e Eduard Dautin.

Bosët e “Raiffeisen Bank” në Austri, që i kishin mundësuar financimin në formë kreditimi; për të shnmagur gjyqet zvarritëse në Shqipëri, “ftuan për kafe” Trifon Muratajn në Austri dhe i kërkuan të dorëzonte vullnetarsht kapitalet e “Bana-King” dhe pasqyrimin në QKB.

Më 29 qershor 2015, Trifon Murataj firmosi akt-marrëveshjen me “Raiffeisen Bank” dhe me Kontratë Noteriale Nr. 2582 Rep., Nr.1391 Kol., i kaloi bankës 100% të aksioneve.

Dokument/ “Raiffeisen Bank” pronare e “Bana King” prej 8

Dokument/ “Raiffeisen Bank” pronare e “Bana King” prej 8

Sipas dokumentit, në konkratë është përcaktuar ky kusht: “Kalim i pakthyeshëm i kuotave të kompanisë “ZICO” dhe gjithë të drejtat e lidhura me të, në favor të “Rraiffesen Bank”, si dhe çdo e ardhur financiare e aksion i ri i shoqërisë, ose të drejtat e lidhura me to në vazhdim.

Më 9 korrik 2019, pazarit mes tyre iu dha formë përfundimtare, me nënshkrimin e Marrëveshjes Siguruese Nr.3309; me të cilën, kompania “Bana-King”, kaloi në pronësi të “Raiffeisen Bank” edhe 196 automjete të llojit vetura, trajlera, autobusë, mjetë ngarkim-shkarkimi dhe 317 pasuri të luajtshme që ka në përdorim, të cilat tani janë pronë e bankës.

Pavarësisht këtij transferimi të aktivitetit dhe pasurive të “Bana King”; qysh prej muajit qershor 2015 e përsëri pas vitit 2019, pronarët austriakë të “Rraiffesen Bank”, po mbajnë si administrator e gjoja pronar Trifon Muratajn, ngaqë ky është bërë një nga bosët e trafikimit.

SPAK duhet të hetojë rolin e kësaj banke në aktivitetin e trafikimit të kokainës nga “Bana-King”, mbasi vetëm në vitin 2022, në kontejnerët e saj në Durrës e Tiranë u zbuluan 2 ton kokainë.

Ndërsa më 8 dhjetor 2023, nga Porti i Durrësit u lejua të dilte pa kontroll policor, doganor e pa skanim dhe u shkarkua në Shkozet, një kontejner i “Bana-King” me 1000 arka të deklaruara banane, por thuhet se gjysmat ishin me kokainë, ndërsa pas 4 orësh kontjeneri u lejua të futej përsëri në Portin e Durrësit, u skanua, u zhdoganua formalisht e doli “i pastër”.

SPAK duhet të hetojë, transaksionet që kompania “ZICO Sh.A” (“Bana-King) ka bërë dhe po bën nëpërmjet “Rraiffesen Bank” si pronar e kësaj kompanie prej 8 vitesh; mbajtjen e Trifon Muratajt administror dhe rolin e kësaj banke me lidhje ruse në trafikun e kokainës./Pamfleti 

raiffeisen bank bana king trifon murataj kokaina zico sh.a