
Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve si dhe për dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt nga detyra e kryetarit të komanduar të PD.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Bardhi tha se dorëheqja e Alibeajt është një akt përgjegjshmërie për rezultatin e zgjedhjeve.
Më tej, ai ka fajësuar përçarjen brenda PD për humbjen e thellë në zgjedhje, ndërsa shtoi se pavarësisht përpjekjeve, PD e drejtuar nga Berisha nuk ka pranuar që kandidatët e primareve të garonin me logon e PD zyrtare.
“Nuk ka vënë në dijeni asnjë prej kolegëve në grupin parlamentar apo të kryesisë, ka qenë një vendim i tij personal. Nuk ka dashur që të ndikohet nga opinionet të secilit prej nesh. E vlerësoj si një akt përgjegjshmëri dorëheqjen e Alibeajt, por partia duhet të shkojë përpara. PD gjatë gjithë këtyre kohëve ka qenë në një konflikt të brendshëm që solli këtë rezultat në zgjedhje. Për shkak këmbënguljes për tu bashkuar me logon e PD, me votën e demokratëve i është dhënë pushtet PS. Në kemi bërë thirrje që të bashkohemi, madje kemi thënë që të tërheqim ne dhe kandidatët të garojnë në zgjedhje me logon zyrtare të PD”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje