TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shtator 2025, 13:27

Dosja McGonigal, Meta reagon nga qelia: Rama rrëmbeu pushtetet përmes ndërkombëtarëve të korruptuar

Shkruar nga Pamfleti

Dosja McGonigal, Meta reagon nga qelia: Rama rrëmbeu pushtetet përmes

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia, ku ndodhet i paraburgosur që prej tetorit të 2024-ës me vendim të GJKKO-së, lidhur me raportin e publikuar nga Inspektori i Përgjithshëm i SHBA-së, sa i takon asaj që njihet si dosja e Charles McGonigal, ish-drejtuesit të kundërzbulimit për zyrën e FBI në Neë York.

Në reagimin e tij, Meta shprehet se Edi Rama përmes lidhjeve me figura të huaja të korruptuara si Charles McGonigal dhe George Soros ka kapur drejtësinë në Shqipëri.

Meta e cilëson këtë si një skandal ndërkombëtar që trondit themelet e pushtetit aktual. Ai kërkon një hetim të plotë dhe transparent, duke e cilësuar çështjen “McGonigal” si krim shtetëror të faktuar.

“Ramaforma” ishte një “mundësi e madhe” vetëm për KryeNarkotrafikantin Edi Rama për të rrëmbyer qeverisjen e vendit, si dhe për ndërkombëtarët e korruptuar si Charles McGonigal dhe George Soros, por një humbje shumë e madhe për popullin shqiptar.

Vetëm hetimi i plotë dhe me transparencë i çështjes “McGonigal” rivendos drejtësinë në shinat e Kushtetutës dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, por ky hetim kurrsesi nuk mund të bëhet nga ata që takoheshin fshehur si mafiozë të vërtetë me McGonigal dhe që kanë bllokuar prej tre vitesh hetimin e këtij krimi të faktuar shtetëror”, shprehet Meta.

Lini një Përgjigje