PS mban pushtetin me djersën e militantëve, por postet dhe fondet i shpërndan tek miqtë e opozitës dhe të Berishës, për të shuar çdo zë rival brenda partisë.
Edi Rama ka emëruar një ish-zyrtar të Partisë Demokratike në një nga drejtoritë më të rëndësishme të qeverisë. Artur Papajani, ish-drejtor i Tatimeve në kohën e qeverisjes së PD-së, është caktuar drejtor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH). Një institucion publik që administron të gjitha paratë e mbledhura nga qytetarët për sigurimet shëndetësore, pra një bankë reale që grumbullon dhe shpërndan miliona euro, vetëm se nuk jep kredi apo interesa.
FSDKSH është ndër institucionet me pushtet më të madh në piramidën shtetërore, thuajse homolog i doganave apo tatimeve, me dallimin se nuk varet nga aktiviteti i bizneseve, por mbledh automatikisht nga çdo qytetar që merr një pagë, të pasur, të mesëm apo të varfër. Megjithatë, ndryshe nga tatimet dhe doganat, nuk është në qendër të vëmendjes publike, prandaj është më pak i ekspozuar.
Kjo drejtori, për vite me radhë, i është dhënë si “konçension politik” lobit çam, fillimisht pranë Shpëtim Idrizit dhe më pas tek njerëzit e lidhur me Ramën. Vetë Rama e ka prezantuar shpesh FSDKSH-në dhe ISSH-në si “copë torte” për aleatët që sillnin mbi 100 mijë vota në rang vendi. Por realiteti tregoi se këto parti nuk sillnin kurrë më shumë se 30–33 mijë vota, asnjëherë të mjaftueshme për një mandat të plotë.
Rezultati stabil i PS-së, mbi 800 mijë vota, ka ardhur gjithmonë nga socialistët e thjeshtë. Madje në zgjedhjet e 11 majit, Rama mori më pak vota në Tiranë se në 2021 apo 2023. Mandatet u siguruan vetëm nga dobësia e opozitës dhe fragmentimi i saj. Rrudhja e PS-së është një proces që tashmë ka nisur, dhe për të rifituar entuziazmin militant, Rama do të duhej të ndante pushtet me bazën. Por ai refuzon, sepse ndarja e pushtetit fuqizon lobet e brendshme, të cilat nuk i kontrollon dot.
Shembulli më i qartë është Erion Veliaj, që ka marrë më shumë vota në Tiranë se vetë Rama. Veliaj i ndërtoi aleancat në terren, ndërsa Rama i ka bërë nga lart, duke përdorur pazaret me parti të vogla ose, si tani, me demokratët. Emërimi i Papajanit është mesazh i qartë: kushdo që bëhet faktor në PS do të ndëshkohet, sepse faktori i vetëm duhet të jetë Rama.
Kështu ndodhi me burgosjen dhe izolimin e Veliajt, me largimin e gjithë skuadrës së tij nga bashkia dhe institucionet, si keqbërës. Një egërsi që ka hapur plagë të mëdha brenda PS-së. Të përjashtuarit sot janë motivuar për betejë kundër Ramës, me Veliajn si referencë dhe simbol të rezistencës.
Rama është i papërgatitur për këtë duel. Nga njëra anë nuk e di si do të sillet Veliaj dhe ndjekësit e tij; nga ana tjetër është i pasigurt nëse do të funksionojë më “përbindëshi Berisha” si alibi për të mbajtur të bashkuar socialistët. Sepse faktet që dalin në publik tregojnë se Rama ndan pushtet me Berishën, jo vetëm me tenderë dhe leje ndërtimi, por edhe me poste kyçe: nga Bledi Sulaj në Tiranë, te emra të tjerë në Vlorë, dhe deri te kandidatë të mundshëm për kryebashkiakë të propozuar nga “demokratët”.
Kjo ndodh ndërkohë që në katër qeveritë e tij, Rama nuk ka hapur asnjë hapësirë për karriera të reja në PS, duke ruajtur vetëm klanin e ngushtë. Ndaj Partia Socialiste gjendet sot në një moment kritik: ose do të nisë një betejë të brendshme që sjell zhvillime të rëndësishme, ose do të mbetet peng i një njeriu që ka mësuar të mbijetojë vetëm duke ndarë pushtet me armiqtë e djeshëm dhe duke shtypur miqtë e vet.
Në këtë logjikë, demokratët e etur bëhen “proxy” politikë të Ramës kundër Veliajt dhe çdo rryme tjetër brenda PS-së. Një strategji e rrezikshme, që nuk e shpëton dot nga fundi i afërt politik./Pamfleti
Ja fusni kot... Dr eshte emeru Arti papajani. Sikur te ishte ky tjetri do ishte mire per institucionin
Ju te pamfletit ose jetoni ne nje univers paralel ose doni me e bo patjeter z.Papajani drejtor. Gjithsesi do ishte nje vlere per kete qeveri qe te behej ai drejtor. Por mielli nuk perzihet me krunde Verifikoni emrat para se shkruani e te merrni neper goje emra te nderuar. Sa per info Artur Papajani ka qen drejtor i tatimeve jo i Berishes se me llogjiken tuaj i bie qe ju te jeni bijte e partise, po me mire pyesni nenat se bijt e kujt jeni.
Ju pëlqen tju quajnë media serioze! Të shohim sa seriozë do tregoheni këtë rast!
Taip, bjeri sa të duash, nuk ndjejnë gjë! Se çfarë lavazh-truri kanë bërë!!!!!
Pamfleti bravo , ishalla po ja beni fora, shkruani vetem te verteten se eshte bere e shemtuar situata! Do ju ndjekin se edhe mashtrusave jo se u pelqen e verteta por do ju ndjekin!