Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e përditshme me gazetarët në selinë blu, u ndal edhe tek kërkesa e SPAK për mbylljen e çështjes ndaj gjyqtares Irena Gjoka, për të cilën pretendohet se është dënuar vite më parë në Greqi.
Sipas Berishës, kjo kërkesë është bërë pas një urdhri të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar situatën si një rast të qartë të kapjes së drejtësisë.
Ai deklaroi se, sipas tij, gjyqtarja Gjoka ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, pasi nuk ka deklaruar dënimin në Greqi, ndërsa shtoi se SPAK nuk ka reaguar për këtë çështje.
Berisha akuzoi gjithashtu Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, duke pretenduar se ai po mban të fshehtë raportin lidhur me Irena Gjokën dhe nuk po e bën publik për palët e interesuara.
Në vijim, ai përmendi edhe raportet personale të gjyqtares, duke thënë se drekat e saj me Linda Ramën janë, sipas tij, një çështje për të cilën flitet në zonën ku ai banon.
"Dëshmia e turpshme e re e kontrollit total të Edi Ramës mbi sistemin e drejtësisë. Siç janë informuar shqiptarët, në kundërshtim flagrant me ligjin me kushtetutën, por dhe me një seri precedentësh të GJL, SKAP i partisë me urdhër të Edi Ramës, vendosi të mbyllë kapakun e pusetës me emrin Irena me 3 mbiemra. Nuk ka shembull më të turpshëm, nuk ka dëshmi më flagrante të kontrollit të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama sesa rasti i Irenës me 5 mbiemra. SPAK ndejti 2 vjet për të vërtetuar dënimin e sjellë nga shteti grek me vulë apostile. KLGJ me urdhër të Ramës refuzoi të konsiderojë dënimin dhe ka nënshkruar 4 përgjigje se do shprehej kur të merrte konfirmimin me shkrim nga Prokuroria e Përgjithshme. Pasi prokurori konfirmoi dënimin e Irena Ramës, Gjokës, KLGJ ndryshoi qëndrim dhe ia kaloi ILD. Raporti i Prokurorit të Përgjithshëm, shpallet top sekret. Keni pa njerëz si këta? Skllevër të Ramës.
Ç’mund të ketë sekret veçse poshtërimit që nuk dua t’ja bëjnë publik. Prokurori i Përgjithshëm nuk ka shprehur as për 2 dëbimet nga Greqia. As për falsifikimet sikur ishte minoritare, është myzeqare paraqitej si minoritare, as për falsifikimin e formularit të Vetting. Të gjitha sytë e mbyllur me urdhër të Ramës. Prandaj fshehin raportin, nuk e jep raportin Olsi Çela. Nuk ja japin palëve. Në SPAK, janë bërë kallëzime penale për Irena Gjoka, lidhur me mosdeklarimin e dënimit penal në Greqi, në formular. Mosdeklarimin e dëbimeve të saj. Shpërdorimi detyre se nuk ndërmori veprime për deklarimin e këtyre rrethanave në KLGJ. Altin Troplini regjistroi procedim penal pa emër për të mbrojtur Irenën me 3 mbiemra. E mbajti në sirtar, SKAP i partisë mori përsipër, Iren shtetase shqiptare, gjykohet dhe vlerësonte nga ligji shqiptar. E detyron të deklarojë çdo dënim që ka marrë në vend tjetër. Republika helenike për arsye të veta pas 15 vitesh i shuan, sipas Artur Troplinit kjo nuk është e dënuar. Turp i shëmtuar. Nuk po gjykohet në Greqi, por në Shqipëri. Autoritetet greke kanë lëshuar vërtetim me vulë apostile.
SPAK kërkon të shfajësojë Irenën se nuk ka pasur dijeni për dënimin në Greqi. Mirëpo në të gjitha rastet kush deklaron se nuk ka patur dijeni nuk i është marrë parasysh. Për ata ligji është tjetër, për Irenën e Ramës. Drekat e shpeshta në lokalin e thjeshtrës me Linda Ramës janë bërë gossip i të gjithë lagjes ku unë banoj. SPAK nuk flet për dy dëbimet që në ligjet shqiptare janë të detyrueshme të deklarohen. As për prokurën e firmosur nga vetë Irena. Ka angazhuar dhe avokatin në Greqi. SPAK fshihet dhe nuk shprehet për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit. SPAK fshihet dhe nuk shprehet për falsifikimin e formularit të Vetting. Irena Rama kish lënë dhe një apartament dhe dy garazhe pa deklaruar, nuk i dinte. SPAK nuk shprehet për shpërdorimin e detyrës. Ka vendim penal në Greqi, dijenia është e qartë nga prokura që ka lëshuar më kundërshtimin e masave me avokat.", tha Berisha.
PSE MOR PLERE KAZANI SHPIF. SHKO NE SPAK E DENONCO. POR EDHE SPAKU, QE PRISNIM SHUME PREJ TIJ , KUR E DEGJON QE SHPIF POR EDHE JO, PSE NUK E THERRET ?