TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Mars 2026, 12:57

"Furnizuesit kryesor të kokainës të lidhur me Ramën", Berisha: Olsi Rama, byrazer me trafikantët

Shkruar nga Pamfleti
"Furnizuesit kryesor të kokainës të lidhur me
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë për shkak të trafikut të drogës, duke e cilësuar vendin si një nga pikat kryesore në hartën e këtij fenomeni në Europë.

Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se disa vende e konsiderojnë Shqipërinë si furnizuesin kryesor të kanabisit, ndërsa shtoi se sipas tij, klanet e drogës që operojnë në trafikun e kokainës kanë lidhje të drejtpërdrejta me kryeministrin.

Më tej, Berisha tha se Vëllai i kryeministrit, Olsi Rama është byrazer me trafikantët dhe është gjetur në dhjetëra raste komunikimi dhe bashkëpunimi me ta

“Pas denoncimeve të narkoshtetit shqiptar si rrezik madhor për sigurinë e rajonit Europës dhe më gjerë, pas paralajmërimeve të përsëritura të administratës së SHBA për problematika të mëdha, të karteleve të drogës dhe lidhjeve të tyre karteleve, Edi Rama ktheu dje përgjigje, vende që na përmendin drogën të shohin veten e tyre se kanë më shumë se ne. Kjo është tipike përgjigja e një padrinoje.

Kjo është tipike përgjigja, reagimi i një njeriu në rreth të kuq që pasi ka humbur çdo shpresë se mund të dalë nga rrethi i kuq fajëson të tjerë për çka është autor dhe përgjegjës kryesor. Droga dhe trafiku i drogës është një fenomen botëror është e vërtetë, por është e vërtetë se në hartën e drogës në Europë, nxin më shumë se çdo vend tjetër narkoshteti i Edi Ramës dhe vetë Edi Rama. Është e vërtetë se vende të tjera kanë Shqipërinë si furnizues kryesor të kabanisit. E vërtetë se vendet e tjera kanë problem drogën, furnizuesit më kryesorë të kokainës në Europë janë klanet e drogës të lidhura direkt me Edi Ramën. Klanet shqiptare të drogës, transportuesit kryesorë. Është e vërtetë se si në asnjë vend tjetër të Evropës, vëllai i kryeministrit është byrazer me trafikantët dhe është gjetur në dhjetëra raste komunikimi dhe bashkëpunimi me ta.”, tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje