Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka reaguar me kritika të forta për gjendjen aktuale të Partisë Demokratike dhe drejtimin e saj, duke kërkuar riformatim të plotë të lidershipit dhe hapje ndaj figurave të reja. Sipas tij, rezultati zhgënjyes i zgjedhjeve të fundit tregon qartë se PD ka nevojë për një analizë të thellë dhe për vendime të guximshme.
“Opozita ka ardhur nga një seri gabimesh të përsëritura gjatë tetë viteve të fundit. Nuk mund të them nëse kanë qenë të qëllimshme apo jo, por kanë sjellë dëme serioze. Në këtë situatë ka ndikuar dhe ndërhyrja e Edi Ramës, i cili ka përçarë opozitën përmes emërimeve dhe mbështetjes së individëve të caktuar”, u shpreh Demiraj në "A2 CNN".
Ai i sugjeron Sali Berishës të largojë menjëherë drejtuesit politikë të qarqeve që kanë humbur, si hap i parë për riformatim të brendshëm. “PD duhet të hapë derën dhe të ftojë njerëz me integritet, profesionistë e intelektualë nga çdo fushë. Nuk është normale që për 35 vite të njëjtat figura të shfaqen në listat zgjedhore”, shtoi ai.
Demiraj theksoi se rikthimi i besimit të publikut nuk mund të vijë pa ndryshime reale dhe largim nga skemat e vjetra që kanë prodhuar humbje dhe përçarje. Ai mbetet optimist se PD mund të rigjejë forcën për t’u rilindur politikisht, por vetëm nëse përballet me të vërtetën dhe merr përgjegjësi.
U be dhe ky kadeti partise per te dhene mend per politiken, te ikin humbesit thote por nuk ja mban te permendi Berishen....sic duket per kete inteligjentin Berisha ka fituar zgjedhjet.
Z.Demiraj! Hajde vetë në Shqipëri, merr z.Berisha, uluni dhe krijoni lidershipin e ri që do drejtojë vëndin(qeverinë teknike). Konsultohuni me z.Shabani në cilësinë e drejtuesit të "Nisma thurje" dhe të Avokat i Popullit. Thërrisni si konsulent z.Lapaj dhe z.Agron Shehaj. Gjithëpërfshirja është e nënkuptuar. Rilindja(Edi Rama) shkëlqen me mungesën e saj në tavolinë. Kur të ngecni në bisedime se helbete ka vështirësi të projektosh të ardhmen , hidhjani fajin popullit, i cili me demek nuk e kuptojë mesazhin e Ramiz Alisë(1991) dhe lukunisë pas tij.
Ne se paska qene Minister i Brendshem i Berishes ky duhet varur. Me duket se ky qen leh andej nga Amelika e ben fillozofin, analistin e trimin. Ik mer karabushn i pa fytyre. Ne je burre hajde ne Shqiperi. Eh, c'them dhe une muter si ky shkaterruan Shqiperine e eshte me mire te rrine e te hane mut atje ku jane.