Politike 7 Qershor 2023, 17:41

“Duam pastrim nga të korruptuarit”, Basha sulmon sërish Berishën: Thirrjet e tij për bashkim, ‘kurth’ për interesa personale

Shkruar nga Pamfleti

“Duam pastrim nga të korruptuarit”, Basha sulmon sërish

Ish kreu i PD, Lulzim Basha ka vazhduar sulmet e tij ndaj ish-kryeministrit Berisha gjatë takimit që mbajti sot me të rinjtë në qytetin e Elbasani.

Basha gjatë fjalës së tij “thumboi” Berishën duke thënë se qëndrimi i tij në PD i solli kosto të pariparueshme opozitës, si në imazh ashtu edhe në numrat në Kuvend.

Ish kreu i PD shkoi më tej duke thënë se thirrjet e Berishës për bashkim janë një kurth, pasi sipas tij demokratët u ndanë nga flamuri i rremë i Berishës që për interesa personale bëri aleancë me të keqen.

Duke ju referuar këtu faktit Berisha futi kandidatët e tij në zgjedhjet e 14 majit me logon e Partisë së Lirisë dhe solli një tjetër disfatë për opozitën.

Iluzioni se mënyra më e mirë pas daljes në opozitë të PD në 2013 për të qëndruar e për tu rikthyer ishte të ruanim me çdo kusht kompaktësinë e numrave. Kjo në mënyrë thuajse automatike na u kthye në një sëmundje mua dhe bashkëpunëtorëve të mi që për hir të vlerës reale apo të perceptuar, elektorale të një individi të mbyllnim sytë para korrupsionit të atij individi. Kjo do të thotë që në vend që të pastroheshim nga njerëzit që me korrupsionin na shkaktuan kosto imazhi dhe më pas elektorale i mbajtëm aty dhe madje vazhduam t’i kishim dhe në pozita drejtuese nisur nga kalkulime elektorale.

Sot dëgjoni nga mëngjesi në darkë thirrje për bashkim. E para e punës demokratët nuk u ndanë se donin, u ndanë në një flamur të rremë për interesa personale dhe ndarja nuk është parimore në kuptimin që nuk u larguan për parimin. Ne qëndruam për parimin. Tani ata që e ngritën këtë luftë të rreme, e korrën rezultatin e kësaj lufte të rreme. Tani që u kuptua që aleanca me të keqen për hir të numrave nuk pjell asnjëherë diçka të mirë, tani është momenti të kuptojmë që bashkimi nuk mund të vijë si dicka mekanike por rreth vlerave. Besoj se PD është shpresa e vetme për ndryshim në këtë vend. Ne duhet të kemi aleancë kundër korrupsionit”, tha Basha.

basha sulm berishës