Politike17 Prill 2024, 21:01

“Duhet të flakim qelbësirat dhe kalbësirat”, Berisha thirrje qytetarëve: Shpëtojeni Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

“Duhet të flakim qelbësirat dhe kalbësirat”, Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve Shqiptarë të shpëtojnë vendin. Nga tubimet e përditshme poshtë banesës së tij ai ka kërkuar që të flakin qelbësirat deh kalbësirat duke nënkuptuar qeverinë.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Shqiptarët duhet të meritojnë këtë emër, duhet t’i japin nder këtij emri. Duhet të shpëtojnë Shqipërinë. Kjo nuk bëhet pa sakrifica. Kjo nuk bëhet pa zemërim. Kjo nuk bëhet pa betejë pa kthim.

Ndaj dhe ta flakim qelbësirën, kalbësirën e bashkisë për të flakur me radhë kalbësirat e tjera. Të presim nga vetja jonë, të pyesim veten tonë, të marrim përgjegjësitë tona, të besojmë tek vetja jonë.

Të gatshëm për sakrifica. Kjo duhet të jetë përgjigjia për të shpëtuar Shqipërinë. Edhe njëherë, a keni dëgjuar njeri në këtë botë? Nuk e them për ksenofobi, por për të vërtetë.

A keni degjuar njeri t’i thotë Edi Ramës se ti je Çubrilloviçi i shqiptarëve? E ka bërë vetëm një gazetar gjerman, që i tha Pashiqi shqiptar dhe i jam mirënjohës pafundësisht. Çfarë duhet të presim ne më?

Koha po kalon, ndaj dhe të premten të gjithë së bashku të pastrojmë bashkinë nga hajdutët 100 përqind. Fati i Shqipërisë në duart tona. Fati ynë në duart tona. Shqipëria pret nga shqiptarët shpëtimin e saj. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!

 

sali berisha