Politike13 Qershor 2024, 19:17

"Dumani vegël e Ramës", Meta vijon sulmet ndaj SPAK: Mbyllin sytë para krimeve të qeverisë!

Shkruar nga Pamfleti

"Dumani vegël e Ramës", Meta vijon sulmet ndaj SPAK: Mbyllin

Ilir Meta nuk gjen qetësi, teksa për herë të tretë ka sulmuar SPAK dhe kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur me tone të ashpra ndaj SPAK, teksa është shprehur se Prokuroria e Posaçme mbyll sytë dhe hesht përpara krimeve të Edi Ramës.

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar, Ilir Meta tha se drejtësia në Shqipëri është me regji nga Edi Rama. Ai e etiketoi drejtësinë si “vegël qorre të Ramës”, ndërsa theksoi se ky pushtet mbahet në këmbë nga “kapja e drejtësisë dhe strategjia e kanabizimit”.

“Është Edi Rama dhe Veliaj që kthyen Tiranën në lavatriçe të pastrimit të parave të pista, duke hedhur për tokë edhe kursin e këmbimit të euros dhe katicat e SPAK-ut ulin kokën si spurdhjakë duke falimentuar mijëra biznese të ndershme dhe duke shkaktuar ekspertet shqiptare.

Është Edi Rama ai që pronat e shtetit i ka trajtuar si prona të nënës duke i ndarë thela thela për të blerë heshtjen e diplomatëve të huaj të McGonigalëve.

Në këtë vend të përmbytura nga këto afera SPAK vetëm mbyll sytë dhe bën sikur nuk shikon ose bën sikur arreston duke dënuar disa drejtorë apo ministra që vetë ofrohen për të bërë burg për Ramën dhe Veliajn në mënyrë që të vazhdojnë bizneset e tyre.

Një ndër krimet e rënda të Ramës që SPAK ka heshtur është afera e inceneratorëve”, tha Meta gjatë fjalës së tij.