TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2025, 12:25

E krahasoi Qorin me Ramën dhe Berishën, anëtari i Lëvizjes Bashkë sfidon Shehajn: Trego si i bleve mandatin Bashës me 500 mijë dollarë

Shkruar nga Pamfleti
E krahasoi Qorin me Ramën dhe Berishën, anëtari i Lëvizjes
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj iu është drejtuar ndjekësve të tij dje duke u shpjeguar, sipas tij, dallimin mes tij dhe liderëve të tjerë politikë, të vjetër dhe të rinj, që kërkojnë votat e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. 

Sipas kreut të “Mundësia”, nga Berisha te Rama, Lapaj dhe Qori, mendojnë së zgjidhja për paratë e qytetarëve është t'i marrë shteti dhe pasi ti qarkullojë, t'i rishpërndajë tek qytetarët.

Ndërkohë, vetë Shehaj thotë se vizioni i tij është që si fillim shteti t’i marrë më pak para qytetarëve dhe të mos qarkullohen në një shtet të madh, por të rikthehen në mënyrë të drejtpërdrejtë tek qytetarët.

Në lidhje me këtë ka reaguar sot Klodi Leka nga Lëvizja Bashkë, i cili i ka treguar Shehaj mbahet mend vetëm si njeriu që i bleu Lul Bashes me 500.000$ mandatin e deputetit ne Vlorë.

"Agron Shehaj paska barazuar dje Arlind Qorin me Edi Ramën. Vetëm një i pamoralshëm si Agron Shehaj, i cili politikisht kujtohet si njeriu që i bleu Lul Bashes me 500.000$ mandatin e deputetit në Vlorë, mund të heqë paralele të tilla. Sakaq, një shembull prej pasurisë se tij të fituar me "pune", me punën e tjerëve, me kërbaç e stërkala urrejtje, në dëm të shendetit fizik e mendor të mijëra të rinjve që ky iu dha gjoja një shans. Edhe këto ditë në Tiranë është bërë barsoletë mes të rinjve për paranë e madhe që po ofron ky fare xhuxhi që mendon se mund të bëhet Bonaparti.
Agron Shehaj, një fashist dhe i analfabet i vogël.
(Në video një supervizore e call center-ave të tij gjatë një dite të zakonshme pune)

agron shehaj 500 mijë $

Lini një Përgjigje