Politike28 Shtator 2023, 16:54

Edi Rama, “bomba” që do tronditë themelet e mafies

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Edi Rama, “bomba” që do tronditë themelet e mafies
Edi Rama /

   Kur ish shefi i FBI-së Charles McGonigal tradhton Amerikën, çfarë të ka ty o Edi?

Edi Rama është në derë të burgut. SPAK-u ka hapur hetimet për dosjen më të tmerrshme në historinë tonë, për të mbyllur njëherë e mirë orekset e mafies që i bën presion drejtësisë përmes njohjeve e lidhjeve ndër personale me qeveritë perëndimore dhe strukturat e zbulimeve të huaja.

Sido ishte dhe është, dita e gjykimit po vjen.

Kur ish shefi i FBI-së Charles McGonigal tradhton Amerikën, çfarë të ka ty o Edi?

Krimi i organizuar, edhe në çatinë e shenjtë u zhvirgjërua.

Episodeve me intriga, nuk u pritet shiriti i inaugurimit kurrë më, nga cilido ka zinxhirët e drejtësisë në qafë, edhe pse përmes copëzimit të përgjegjësive dhe befasive të spërkatura me parfum, ende shtrihen shina në fushë të  minuar.

Edi Rama është “bomba” që do tronditë themelet e mafies.

FBI është për të fikur zjarret e veta, jo fitilin e tradhtisë së Edi Ramës, apo për të ndihmuar në ruajtjen e rrjetit të tij për operacione të rrezikshme në shërbim të korrupsionit dhe terrorit mbi shqiptarët, që përditë braktisin vendin.

Kontaktet dhe bashkëpunimi i Edi Ramës me McGonigal dhe shumë të tjerë, nuk tjetërson dot vendosmërinë e republikanëve në Shtëpinë e Bardhë, për informacionet e tmerrshme të dosjes kriminale dhe hetimit në nivelin më të ashpër në gjuetinë e ‘Peshqve të Mëdhenj’ të Ballkanit.

Rama u tradhtua nga e shkuara.

Sot është ai lepuri i pyllit tropikal, që shpërndan ca karota për klanet mafioze, patronazhistët që ka strehuar në ambasadën amerikane dhe opozitën shqiptare, që e ka vënë në rresht drejt humbjeve, për ta përdorur pushtetin si ‘kaskë’ antiamerikane.

Me paratë e krimit, në lavazhet me breshër, nuk i fsheh dot gungat në kokë. 

Gjuajti aq lart Babloku, sa ish shefi i FBI-së, McGobigal në rënien e vet spektakolare, na ofron sekuenca të një aksioni historik, kur çdo pyetjeje për korrupsion me kryeministrin e Shqipërisë dhe lidhje e ngushta kriminale, i përgjigjet shkurt, po.

Tërheqja pas e McGonigal dhe ecja e Edi Ramës, para se të jenë rrugë, janë humnerë.

Ramës i kanë rrëshqitur këmbët mbi procedurat e pasigurisë.

Misioni i tij ka fund të zi. Procesi nuk është përrallë, por hetim i thelluar që do të mbyllë gropat e thella të korrupsionit në Ballkan e më gjerë.

Edhe në mbyllje të shkrimit, në përkujdesje të përkushtimit, duam t’i besojmë mendimit, je në kohë të keqe o figurë, FBI ç’të ka ty, bëju gati për burg Edi!/Pamfleti

edi rama "bomba" themelet e mafies tronditë mcgonigal