Rama gati të bëjë gjithçka për të ruajtur pushtetin...
Në korrik të vitit 2021, Ivanka Trump ndodhej në një jaht pranë bregdetit perëndimor të Shqipërisë kur, si një Kolomb modern, zbuloi Ishullin e Sazanit, një bazë ushtarake e kohës së Enver Hoxhës. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, u mahnitën aq shumë nga ishulli i paprekur dhe i pabanuar, sa vendosën të nisin një mega-resort me vlerë 4 miliardë dollarë, me dhjetë mijë dhoma, të planifikuar për turistë të pasur.
Propozimi i Kushner parashikon një projekt të gjerë bregdetar të përqendruar në Sazan dhe gadishullin e afërt të Zvërnecit, i përbërë nga hotele luksoze, apartamente banimi dhe vila private brenda ekosistemit të mbrojtur të deltës Vjosë–Nartë. Flamingot (mes më shumë se dyqind llojeve të shpendëve) dhe dhjetëra specie të rrezikuara banojnë në këtë zonë.
Projekti mori një shtysë të madhe në vitin 2024, kur qeveria shqiptare e shpalli Atlantic Incubation Partners, një entitet i lidhur me Affinity Partners të Kushner, si "investitor strategjik", duke i dhënë akses në një kuadër investimesh me procedura të përshpejtuara.
Eskavatorët hynë në zonën e mbrojtur në muajin maj, duke hapur rrugë hyrëse, duke gërmuar dunat bregdetare dhe duke ngritur gardhe rreth pjesëve të ndryshme të kantierit. Kjo, megjithatë, shkaktoi reagim. Zemërimi publik u rrit dhe shtyu qindra njerëz të protestonin pasi u publikuan video që tregonin buldozerë duke pastruar tokën mes pyjeve me pisha në zonën e projektit. Tensionet u përshkallëzuan edhe më tej kur protestuesit u përplasën me personelin privat të sigurisë, pasi një qytetar u tërhoq zvarrë në tokë nga këto forca private në prani të efektivëve të Policisë së Shtetit.
Që atëherë, qindra mijëra shqiptarë kanë dalë në sheshin kryesor të kryeqytetit, Tiranë, gjatë javëve të fundit, në atë që mund të quhet kryengritja më e madhe që nga rënia e regjimit komunist. E quajtur "Revolucioni i Flamingos", sipas shpendit simbol të zonës së mbrojtur, kjo masë protestuesish ka bashkuar jo vetëm aktivistët e mjedisit, por edhe studentë, punëtorë, artistë, anëtarë të diasporës dhe kolektive qytetare që kërkojnë ndryshime më të gjera sistemike.
Ndonëse shkaku i menjëhershëm ishte projekti i resortit luksoz i lidhur me Kushner, i planifikuar në Ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec, mobilizimi u shndërrua shpejt në diçka që shkon shumë përtej një projekti të vetëm turistik. Gjatë javëve të fundit, shqiptarët kanë protestuar kundër korrupsionit, kapjes së shtetit, pabarazisë ekonomike dhe një modeli zhvillimi që, sipas shumë protestuesve, ka sakrifikuar interesin publik në favor të elitave politike, oligarkëve dhe investitorëve të huaj.
Kontestimet rreth projektit u shtuan pas gjetjeve të fundit nga një hetim i madh kundër korrupsionit në Shqipëri. Sipas gazetares investigative shqiptare Lindita Çela, prokurorët shqiptarë të antikorrupsionit kanë ngrirë llogaritë e një kompanie pronare tokash të përfshirë në planet për resortin luksoz. Më 12 qershor, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkoi njëzet urdhër-arreste dhe ngrirjen e pasurive me vlerë mbi 128 milionë euro, si pjesë e një hetimi për një rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave.
Protestat kanë tërhequr edhe vëmendje ndërkombëtare. Pas protestave mbarëkombëtare, Parlamenti Evropian bëri thirrje për një moratorium të menjëhershëm mbi zhvillimet në Vjosë–Nartë, duke i kërkuar në mënyrë më specifike qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet e vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat lejojnë projekte të mëdha turistike brenda zonave të mbrojtura dhe heqin mekanizma kyç të mbikëqyrjes mjedisore.
Disa organizatorë të njohur raportojnë se kanë marrë kërcënime lidhur me vendin e tyre të punës, ngacmime në internet dhe mesazhe frikësuese nga llogari anonime në rrjetet sociale. Gjatë nëntëmbëdhjetë ditëve të para të demonstratave, autoritetet nisën procedime penale ndaj tetëdhjetë e pesë protestuesve, me akuza që përfshijnë prishjen e rendit publik, bllokimin e trafikut dhe pjesëmarrjen në tubime të paligjshme. Organizatorët e protestave i kanë denoncuar këto masa si një përpjekje për të dekurajuar pjesëmarrjen dhe u kanë bërë thirrje autoriteteve të respektojnë të drejtat kushtetuese për tubim paqësor dhe lirinë e shprehjes.
Megjithatë, pavarësisht shtimit të represionit policor, protestuesit tregojnë pak shenja tërheqjeje. Protestat në rritje tregojnë të rinjtë shqiptarë që mbushin rrugët kundër një regjimi politik që prej vitesh ka vendosur se kush do të kontrollojë, zhvillojë dhe përfitojë nga territori shqiptar, duke lënë mënjanë komunitetet lokale. Por si po i përballon kryeministri Edi Rama këto thirrje për dorëheqjen e tij?
Në shërbim të bërthamës perëndimore për të ruajtur pushtetin
"Nuk ka asnjë mundësi që ky investim të ndalet për sa kohë jam unë këtu", deklaroi Rama më 2 qershor, duke treguar mbështetjen e tij të palëkundur për projektin Vjosë–Nartë, pavarësisht se të rinjtë shqiptarë dënojnë qeverisjen e tij.
Megjithëse formalisht drejtohen nga një parti socialiste, qeveritë nën drejtimin e Ramës kanë nënshtruar shpesh prioritetet kombëtare ndaj interesave të aktorëve të fuqishëm të jashtëm, duke hapur rrugën për ndikimin e huaj mbi sektorët strategjikë dhe asetet publike. Për shumë protestues, protestat përfaqësojnë një sfidë jo vetëm ndaj zhvillimeve të debatueshme në bregdetin shqiptar, por edhe ndaj një rendi më të gjerë politik dhe ekonomik që ka formësuar vendin që prej tranzicionit të gjatë post-socialist.
"Protestuesit kanë kërkuar njëzëri që në fillim dorëheqjen e kryeministrit dhe po bëjnë thirrje për një model të ri zhvillimi, ndryshe nga ai që kemi pasur deri tani", tha për Jacobin Edison Lika, një nga koordinatorët e protestave.
Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, udhëheqja shqiptare ka qenë një mjet i blerë në shërbim të aleatëve euroatlantikë, të cilët prej vitesh kanë kërkuar të rrisin sferat e tyre të ndikimit dhe të zgjerojnë praninë e tyre ushtarake në shtetin ballkanik.
Ishulli i Sazanit, ku Kushner dëshiron të ndërtojë resortin luksoz, është një ish-bazë ushtarake sovjetike e vendosur në një rrugë ujore strategjike. Pas tij ndodhen bunkerë bërthamorë. Pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike në vitin 1961, Hoxha ruajti kontrollin mbi nëndetëset dhe baza vazhdoi të shërbente si një pikë e rëndësishme ushtarake, duke patrulluar kundër kërcënimeve të perceptuara nga jashtë, por edhe duke penguar shqiptarët të largoheshin nga vendi. Kur udhëheqja komuniste e vendit u rrëzua në fillim të viteve 1990, baza doli jashtë funksionit. Në vitin 2010, qeveria shqiptare krijoi Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, i cili përfshin Sazanin dhe, pesë vjet më vonë, ishulli u demilitarizua zyrtarisht dhe u hap për vizitorët. Ndërsa dhëndri i Donald Trump kërkon ta shndërrojë ishullin në një destinacion veror për turistët e pasur, duket se zona përreth bregdetit është bërë një pikë mbështetjeje për projeksione të ndryshme të fuqisë ushtarake në rajon.
Vetëm dyzet minuta larg me makinë nga laguna e Zvërnecit, ku tela me gjemba kanë rrethuar zonën për ndërtimin e resortit të lidhur me Kushner, kompani izraelite pritet të trajnojnë pilotë ushtarakë dhe civilë shqiptarë në Shkollën e Aviacionit të rihapur, brenda Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
Marrëveshja për rihapjen e Akademisë së Aviacionit u nënshkrua më herët gjatë vitit 2025, si një partneritet mes KAYO, kompanisë shtetërore shqiptare të prodhimit të armëve, dhe Elbit Systems, prodhuesit më të madh të armëve në Izrael, i cili furnizon me armë që, sipas raportimeve, janë përdorur gjatë gjenocidit në Gaza.
Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, udhëheqja shqiptare ka qenë një mjet i blerë në shërbim të aleatëve euroatlantikë.
Rama është përpjekur t'i diskreditojë protestat duke i paraqitur si pjesë të një "lufte hibride" më të gjerë, duke paralajmëruar për "agjentë të huaj" që ushqejnë fushata dezinformimi. Ai i denoncoi protestat si të mbështetura nga armiqtë e Izraelit, duke përmendur agjentë iranianë dhe aktorë të tjerë të huaj që synojnë destabilizimin e Shqipërisë. Kjo retorikë e përdorur nga Rama, për një luftë hibride kundër Izraelit, nuk vjen si surprizë, duke pasur parasysh lidhjet e tij gjithnjë e më të ngushta diplomatike me qeverinë izraelite në vitet e fundit.
Rreth Gjirit të Vlorës, ku ndodhet Ishulli i Sazanit, Shqipëria po përgatitet gjithashtu të zgjerojë ndërtimin e anijeve ushtarake në Bazën Detare të Pashalimanit. Pas partneritetit strategjik të nënshkruar me qeverinë italiane të Giorgia Melonit, marrëveshja parashikon krijimin e një baze të re për prodhimin e anijeve në Shqipëri, e cila do t'i shërbejë ushtrisë shqiptare, por edhe ushtrive të vendeve aleate. Kompania e përfshirë në marrëveshje është Fincantieri, e njëjta që prodhon anijet ushtarake Libra, të cilat kanë transportuar emigrantë drejt qendrave të ndalimit të administruara nga Italia në Shqipëri.
Të marra së bashku, zhvillimet e resortit, qendrat e ndalimit për emigrantët dhe partneriteti në fushën e mbrojtjes me një shtet që autori e cilëson si gjenocidal, të cilat po shfaqen përgjatë vijës bregdetare shqiptare, zbulojnë një vend që po kalon një transformim të shpejtë, ndërsa përpiqet të avancojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Megjithatë, për shumë protestues, këto projekte janë bërë simbol i një modeli zhvillimi që i jep përparësi investimeve të huaja dhe partneriteteve strategjike, ndërkohë që shqetësimet e kahershme për korrupsionin, transparencën dhe përgjegjshmërinë demokratike vazhdojnë t'i detyrojnë shqiptarët të largohen nga vendi i tyre. /Përshtatur nga “Jacobin”
Rama eshte ne pushtet qe nga viti1998 e deri me sot qe I bie 28 vite ne pushtet , pushtetari me afathjate ne Shqiperi Gjate kesaj kohe ne pushtet eshte dalluar nga korrupsioni I latte , qe Kur ishte minister kulture , ku ato qe e zevendusn Karelian ti Benin audit primaries ekonomikr Te ministries , dhe Te dynasty u pushing nga ish KM Nano pse kerkon audit kunder Rames . Vazhdon korrupsion in ne kryetar bashkise se Tirane , ku sic eshte akuzu nga opozita merte 20 deri 30 % Te ambience per cdo lake pallati . Ne 2012 OSBE e akuzon se ne banker off shore Rama ka 200 miljon usd . Ne 13 vite si KM sheet per korrupsion galopant sa etiketohet nga nderkombetare si qeveria me e korruptuar ne Europe . Grigio Shqiperine duke mbjelle 650 mije ha droge sa qe Shqiperia u etiketon si kolumbia e Europes . U krijua revert original I. trailer Te droges I komanduar nga Rama , Me eurot e krimit dhe Te bandave kriminale ai blue te gjithe pushtetet, drejtesi e monomer , median 99% Te media ne Shqiperi , pushtetin local , pushtetin egsekutiv dhe parlamentin , me guesses farse me miljarda euro per Te blare pushtetet , dhe vjedhjet caliphate Te conserve pi like me disa dhjetra miljarde euro . Populli ne rregjimin e narkodiktatures se Rames , ne narkoshtetin me Te burgosur it politike Te Rames , eshte ne nivelin e varferise ekstreme . Rama pushtetin e ka per veten e tij e disa oligarke per tu pasture me miljarda euro kurse popullin e urren e I thote fuck you, Ky eshte nje KM gangster dhe hajdut . Protestuesit po shpetojne Shqiperine dhe popullin duke Kermit doreheqjen e ketij gangsters hajdut antishqiptar e antipopullore . Rama dorehiqu Per kontrate flasin narkodiktatorit si puna e Rames , diktaturat komuniste e fashiste , demokracia flet per doreheqje , kur pushteti nuk I sherben popullit po pasurimit korruptiv Te tij , atehere protestuesit kerkojne doreheqjen dhe kjo eshte e pashmangeshme ne demokraci Rama eshte fatkeqesi e Shqiperise , e popullit dhe e Europes per stabilization e saj Poshte qeveria corruptive hajdute Rama .