Kryeministri Edi Rama komentoi nga Landi i Renanisë Veriore-Vestfalisë, në Republikën Federale të Gjermanisë, protestën që po zhvillohet në Tiranë prej më shumë se një muaji.
Gjatë fjalës së mbajtur në forumin evropian të inovacionit dhe sipërmarrjes "Ruhr Summit", kreu i qeverisë u shpreh se protestën e konsideron një sinjal të rëndësishëm për qeverisjen e tij, duke theksuar se përpiqet të kuptojë shqetësimet e qytetarëve dhe jo ta gjykojë atë vetëm nga numri i pjesëmarrësve.
Sipas Ramës, një qeveri që nuk dëgjon qytetarët humbet aftësinë për të qeverisur. Megjithatë, ai shtoi se protesta, sipas vlerësimit të tij, me kalimin e kohës është ndikuar nga aktorë që kanë ndryshuar karakterin e saj. Më tej, ai solli në vëmendje edhe 21 janarin e vitit 2011 ku u vranë 4 protestues, teksa tha se në atë bulevard ku flamengot festojnë lirinë, kishim njerëz që u vranë.
“E konsideroj një mesazh të rëndësishëm për qeverisjen time, po mundohem ta dëgjoj me shumë kujdes, jo duke numëruar njerëzit, por duke u përpjekur të kuptoj shqetësimet. Qeveria që resht së dëgjuari, resht së qeverisuri. Në të njëjtin bulevard ku flamengot festojnë lirinë, kishim njerëz që u vranë…
Ajo që dua të them është që pas gjithë kësaj të mire erdhi e keqja, erdhi biznesi, dhe protesta u shndërrua në arenën e aktorëve dashakeq”, tha Rama.
Deklaratat e kryeministrit u bënë gjatë pjesëmarrjes së tij në forumin "Ruhr Summit", ku ai ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani dhe po zhvillon takime në kuadër të inovacionit, sipërmarrjes dhe bashkëpunimit ekonomik.
Gjuha dredharake prej neperke e Ramutit. Ky she Salehu jane vazhdimisht ne dakordesine e tyre antishqiptare. Pyet Gjermanin, o Ranut jevgu, a do te mbronte Kamcelari gjerman ministret e tij hajdute qe çojnë me jahte leket e shqiptarve ne offshore, ne Qipro apo me Greqi..