Politike 3 Prill 2024, 09:34

Edi Rama: edhe hajdut biblik i Shqipërisë; edhe aleat i besueshëm i Amerikës!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Edi Rama: edhe hajdut biblik i Shqipërisë; edhe aleat i besueshëm
Hajduti biblik i Shqipërisë /

Dogmat e Dhiatës së Vjetër të fshatit tonë, ku besohej edhe tek feja e hajdutëve që bëhesh i pasur pa punë, edhe tek ajo e drejtësisë, ku pasuria i takon atij që punon, u veshën me dritën e hipokrizisë; aq sa fshatarët, hapin fejsbukun e ambasadës amerikane, për të mësuar kishën ku duhet të luten...

Edi Rama, e ka shndërruar Shqipërinë në “bibliotekën” më të pasur për studiuesit e përrallave me mbret.

Një trafikant me 1 ton kokainë në Xibrakë, nuk identifikohej nga drejtësia, por shqiptarët ja gjetën emrin në pak minuta.

Pastaj u zëmërua e bëri padi në SPAK, duke i urdhëruar prokurorët të vërtetojnë se Olsi Rama nuk është Olsi Rama.

Nuk i kërkoi SPAK-ut dosjen nga Hanover, ku gjermanët kishin hetuar dhe normalisht kishin edhe emrin e tij aty, as gjurmët e gishtave në vendngjarje, por si vëlla kryeministri, mbrojti prokurorët që e kanë hequr nga hetimi dhe as verifikimin e pasurive të veta që nuk justifikohen me një rrogë si punonjës i një klubi sportiv.

Këtej, kriminelët dhe maskarenjtë, jo vetëm mund të vjedhin ditën për diell, të drejtojnë shoqërinë me vota të vjedhura, të pasurohen apo përcëllohen në sipërfaqet e majmura, por edhe ta kruajnë majasëllin, me absurditetin hibrid që harliset fushave e maleve plot hashash.

Meqë na ra llafi tek hashashi, edhe vilat e qeveritarëve në Gji të Lalzit, Kodrën e Diellit e kudo ku nuk futen rrezet e diellit të drejtësisë, kanë humbur funksionin e po prodhojnë drogë për çdo gomar me samar.

Kriminelët kanë në krah SPAK-un, dhe për propagandë Bablokun, që ende ka mbështetje amerikane, sa kohë ata nuk shohin asnjë skandal, dhe ngjan sikur i ka blerë të tërë.

Kur shalohen Frida Krifca e Olta Xhaçka, që i kanë faqet e buta si mëndafsh, pse habitemi me Altin Dumanin apo Ilir Beqjen, që ngarkesat nuk i kanë fare problem?!

Edhe këta janë futur me lavdi në “Biblën” e re të Edi Ramës.

Dogmat e Dhiatës së Vjetër të fshatit tonë, ku besohej edhe tek feja e hajdutëve që bëhesh i pasur pa punë, edhe tek ajo e drejtësisë, ku pasuria i takon atij që punon, u veshën me dritën e hipokrizisë; aq sa fshatarët, hapin fejsbukun e ambasadës amerikane, për të mësuar kishën ku duhet të luten.

Po tjetër lutja e tjetër loja.

Në lutje nuk përtyp as dhëmbët, në lojë thyen edhe këmbët.

Jo vetëm vëllai i kryeministrit me drogë, lojëra fati e ç’ti dojë oreksi, por edhe “fëmijët” e pushtetit me dy-tre tenderë, bëhen burra me makina luksoze, pasuri magjike, pela apo hamshorë strategjikë.

Tek strategët, lulëzojnë edhe degët e shfaqjeve të cirkut.

Sapo të dalësh nga dera e shtëpisë tënde, para se të ndjekësh gjurmët e krye hajdutit, duhet të sigurohesh që nuk ke lënë për vete gjurmë, se Babloku vjen ta shemb edhe banesën, e ja jep një investitori strategjik.

As stramastikët nuk janë dhe aq sqimatar. 

Pasi i lindin e rritin idetë nga raca të ndryshme, i veshin me zhelet e fshatit tonë e nuk kanë fare problem të shkruajnë se “që nga anëtarësimi në NATO në 2009, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm. Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri...”.

Çdo shqiptar i ndershëm që lexon “Biblën” e hajdutëve, qeshet si me heshtjen e diplomacisë për skandalet e vëllait të kryeministrit, ashtu edhe me idiotësitë se Edi Rama që njihet si hajduti biblik i Shqipërisë, na qenka  edhe aleat i besueshëm i Amerikës!/Pamfleti

edi rama hajdut biblik aleat i besueshëm shqipëria amerika