Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar në detyrën e kryeinspektorit të Përgjithshëm, pas vendimit të marrë nga qeveria.
Pas publikimit të këtij vendimi ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar zhvillimin, duke e lidhur atë me qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon. Të gjithë ata që kishin dyshime dhe na sulmuan për gjysmagjelin, e morën përgjigjen sot me zë dhe figure”, shkruan Noka.
Lini një Përgjigje