TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2025, 15:58

Erdogan lë në mes Samitin e Tiranës, presidenti turk largohet para kohe

Shkruar nga Pamfleti

Erdogan lë në mes Samitin e Tiranës, presidenti turk largohet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka qenë lideri i parë që është larguar nga Shqipëria, vetëm pak orë pas nisjes së Samitit të VI të Komunitetit Politik Europian, i mbajtur këtë të enjte në Tiranë.

Erdoğan mbajti fjalën e tij në sesionin e parë të samitit dhe më pas u drejtua menjëherë drejt aeroportit të Rinasit. Largimi i parakohshëm i presidentit turk ka ngjallur kureshtje dhe interpretime të ndryshme mbi arsyet që mund ta kenë shtyrë drejt kësaj lëvizjeje.

Gjatë qëndrimit të shkurtër në Tiranë, Erdoğan ka zhvilluar një takim dypalësh me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Edhe pse detajet e takimit nuk janë bërë publike, burime diplomatike thonë se në fokus kanë qenë zhvillimet rajonale dhe bashkëpunimi energjetik mes vendeve.

Largimi i Erdoganit, i cili është një nga figurat më me peshë në arenën ndërkombëtare, u krye në heshtje dhe pa ndonjë deklaratë për mediat. Ky veprim vjen në një kohë kur marrëdhëniet Turqi-BE janë të tendosura

Lini një Përgjigje