TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2025, 15:18

Rezultati i 11 majit, Kokalari: Klanin e Berishës nuk e merr asnjë seriozisht, madje edhe LaCivita u bë figurë groteske

Shkruar nga Pamfleti

Rezultati i 11 majit, Kokalari: Klanin e Berishës nuk e merr asnjë

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari me një tjetër postim në rrjetet sociale ka thumbuar Sali Berishën dhe atë që e quan si klani i tij në Partinë Demokratike lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Kokalari referuar disa shifrave shprehet se klani i Berishës flet për vjedhje masive, kur vetë PS-ja vetë humbi mbi 40 mijë vota në krahasim me 2021.

“Prandaj si merr më seriozisht asnjë PD-në e Berishës. Prandaj dhe Chris LaCivita nuk pati asnjë efekt, dhe fatkeqësisht u kthye në një figurë groteske ku çuditërisht vërtet të kujtonte Latifin.

Në vënd që të bashkonte të djathtët dhe të frymëzonte shumicën e heshtur, bëri koalicion me Ilir Metën dhe ekspozoi korrupsionin e tij duke firmosur 6 million dollarë kontratë për të hequr damkën që i vuri SH.B.A”, shkruan Kokalari.

Postimi nga Evi Kokalari

Klani i Berishës vazhdon dhe thotë që kishte vjedhje masive kur PS-ja vet humbi 40,000+ vota në krahasim me 2021.

Ndërkohë asnjë fokus në faktet që partitë e vogla morrën 190,000 vota dhe 180,000 veta vendosën mos votojnë fare këtë vit.

Prandaj si merr më seriozisht asnjë PD-në e Berishës. Prandaj dhe Chris LaCivita nuk pati asnjë efekt, dhe fatkeqësisht u kthye në një figurë groteske ku çuditërisht vërtet të kujtonte Latifin.

Në vënd që të bashkonte të djathtët dhe të frymëzonte shumicën e heshtur, bëri koalicion me Ilir Metën dhe ekspozoi korrupsionin e tij duke firmosur 6 million dollarë kontratë për të hequr damkën që i vuri SH.B.A.

Por sigurisht - ja u vodhën dhe këto zgjedhje!!

 

Lini një Përgjigje