TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2023, 14:25

Tensionet në veri të Kosovës, Çollaku: Shqipëria të reagojë për kërcënimin e paqes në Ballkan

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në veri të Kosovës, Çollaku: Shqipëria

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës.

Përmes një reagimi në Facebook, Çollaku shkruan se Shqipëria duhet të reagojë për kërcënimin e paqes në Ballkan.

“Me ushtrinë serbe të rreshtuar në kufi, dhe me lajmet se mercenarët rus të Wagner po futen në Kosovë, Shqipëria nuk mund të heshtë, Shqipëria duhet zyrtarisht të denoncojë kudo këtë kërcënim të Paqes dhe Sigurisë në Ballkan.

Shqipëria nuk mund ta lërë vetëm Kosovën”, tha Çollaku.

KFOR tha të martën se tre ushtarë janë plagosur me armë zjarri dhe se dhuna e shkaktuar të hënën në Zveçan nga “turma agresive” ka qenë “e paprovokuar”.

Që nga 26 maji, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur, pas hyrjes në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut të kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre komunave.

Më 29 maj, protestuesit serbë kundërshtuan kryetarët e rinj serbë dhe kërkuan tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Ditën e djeshme nga përplasjet u plagosën 30 trupa të NATO-s.

tensionet në veri kreshnik Çollaku

Lini një Përgjigje