Politike12 Prill 2023, 16:09

“Escobar i kërkoi Metës të distancohet nga Saliu”, Ngjela paralajmëron Berishën: Pas “non gratës” vjen burgu!

Shkruar nga Pamfleti

“Escobar i kërkoi Metës të distancohet nga Saliu”,

Po të hysh në politikën e tyre, ata e kanë “non gratën” gradën e fundit kur vjen drejt arrestimit. Ata të thonë që ke shkelur kallon amerikane dhe ki mendjen...

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar vizitën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të DASH, Gabriel Escobar në Tiranë, vizitë e cila ka shumë mistere dhe pikëpyetje.

Escobar i shkoi në zyrë Ilir Metës, ndonëse disa muaj më parë kreu i PL shihej se i kandidat për “non grata”. Po ashtu ai është në krahë të Berishës.

Sipas avokatit, Meta ka marrë paralajmërim sot që të distancohet nga Berisha. “Ai i ka thënë Metës në mënyrë diplomatike Metës që po vazhdove me “Non Gratën” nuk ka më punë me SHBA”, tha Ngjela.

Sa i takon takimit që Escobar pati me Alibeajn, avokati deklaroi: “Non Gratën se takojnë, takoi Alibejan duke kuotuar që Berisha duhet të bashkohet me të që të ecet përpara. Ka rregulla loje. Ka një psikologji të turmave. Turma kthehet në tifoz. Ne nuk kemi dalë akoma nga turma në politikë. Perëndimi është më i qartë se ne dhe respekton elitën. Escobar e sfidoi Berishën, duke thënë se ne njohim Alibeajn. Si do ta marrin pushtetin ata, sepse të dy bashkë, Bejko e Këlliçi nuk e kalojnë 30% në zgjedhje”.

Sipas Ngjelës, pas “non gratës” së SHBA, Berishën e pret burgu. Ai ka deklaruar se ambasadorja Amerikane me fabulën e pak ditëve më parë ja ka bërë të qartë fundin Saliut.

E ka bërë luftën ajo dhe tha fabulën e bukur që zjarrvënësi po bën sikur shuan zjarrin dhe mbledh shkrepset. Fabul e madhe. Nuk e kupton dot çdokush. Ajo e tha ta kuptojë Saliu. Po të hysh në politikën e tyre, ata e kanë “non gratën” gradën e fundit kur vjen drejt arrestimit. “Non gratën” kanë të parën. Ata të thonë që ke shkelur kallon amerikane dhe ki mendjen. Ky thotë të më pres zv/sekretari i Shtetit, po e priti ai i kanë hequr “non gratën””, tha Ngjela.

Duke komentuar fushatën e Ramës, Ngjela tha në “EuroNews” se është për të qeshur sjellja e kryeministrit përkundrejt opozitës. Sipas tij, kryeministri aktual e ka të sigurt fitoren pasi Sali Berisha e ka sjellë në një gjendje PD-në, që s’përbën më rrezik për partinë në pushtet.

Ku fitojnë dot ata?! Ai është në fushatë dhe iu thotë këtyre se nuk njoh kundërshtar. Tallet ai dhe në këtë gjendje që janë ata ka të drejtë. Saliu e katandisi. Saliu në vend që të gjente një burrë shteti ta vinte me forcat e tij të drejtonte dhe të grumbullonte gjithë PD-në edhe të dilte në zgjedhje deri në zgrip, kush do fitonte, bën manovra për t’i shpëtuar non gratës.

S’i shpëtohet non gratës me 3 sallat e tua të mbledhjeve dhe çarjen e Partisë Demokratike. Nuk i shpëton dot non gratës, ajo është politikë e lartë amerikane”, deklaroi Ngjela.

 

ngjela meta berisha