
Ish-deputeti demokrat Fatbardh Kadilli duke komentuar çështjen e inceneratorëve tha se kryeministri Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi politike.
Në një intervistë për Report Tv, Kadilli tha se ai që merr përgjegjësi politike duhet të japë dorëheqjen dhe duke theksuar se përgjegjësia mbetet e kryeministrit Rama. Kadilli shtoi se kreu i qeverisë nuk mund të thotë që përgjegjësia është personale.
“Kryeministri mban përgjegjësi politike, është ai që i ka zgjedhur bashkëpunëtorët, është ai në kryer të qeverisë dhe e ka vënë zv.kryeministër, e shumë të tjerë që janë të dënuar. Nuk mund të thotë që përgjegjësia është personale. Po flasim për një ndër akuzat që është përmendur më sistematikisht. Ahmetaj nuk bëri aksident, bëri korrupsion. Të paktën të thotë nuk ju besova, ju kërkoj ndjesë ju opozitarëve, popullit. Përgjegjësitë ligjore janë personale, po përgjegjësitë politike janë po ashtu personale dhe janë të kryetarit të mazhorancës. Ai që merr përgjegjësitë jep dorëheqjen”, tha Kadilli.
Lini një Përgjigje