TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Korrik 2023, 15:58

Pse është “zhdukur” Ilir Meta? Paralajmëron analisti: Frika sjell heshtje!

Shkruar nga Pamfleti
Pse është “zhdukur” Ilir Meta? Paralajmëron analisti:
Ilir Meta

Analisti Fitim Zekthi ka folur në lidhje me situatën politike në vend.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se opozita ka rënë  në heshtje për shkak të humbjes së thellë që pati në zgjedhje dhe për shkak të drejtësisë që kohët e fundit  sipas tij po shton frikën te politikanët.

Më tej ai nënvizoi se drejtësia është një nga shkaqet  kryesore që opozita po heshtë dhe nuk po reagon për ngjarjet e fundit.

Këta ça thonë sot nuk e thonë nesër. Meta e kuptoi se ajo që ndodhi ishte e mjaftueshme për të kuptuar se nuk vazhdohet kështu, duhet diçka tjetër. Meta ka zgjedhur të rrijë në heshtje, kjo është çështja. Vera është e heshtur, e një  nga arsyet është Prokuroria. Nëse do kishim një rezultat tjetër zgjedhje nuk do kishim heshtje. Humbja e opozitës prodhoi një shok total dhe është e përballueshme. Dobësimi i opozitës e dobësoi atë dhe para drejtësisë. Mendoj se drejtësia e ka frikësuar opozitën dhe kjo e fundit po heshtë tani”, tha ai.

meta

Lini një Përgjigje