TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2023, 16:13

Sulmet e Ramës, reagon Berisha: Po sillet si halabak, ky i pacipë di vetëm të vjedhë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e Ramës, reagon Berisha: Po sillet si halabak, ky i pacipë di

Ish-kryeministri Sali Berisha ka regur mbi sulmet dhe akuzat e Edi Ramës. Fushta po hyn në javën e fundit të saj dhe politika i ka intensifikuar aktivitetet.  

Duke folur në Has, Berisha tha se qeveria “Rama” ka vjedhur shqiptarët duke bërë investime përtej kostove, ndërsa shtoi se për ndërtimin e rrugëve në fushë, është shpenzuar 112 herë më shumë se në Gjermani. Sipas tij, Rama po sillet si halabak me retorikën e tij. 

Investimet në punë publike janë vjedhur nga Rama e qeveritarët e tij. Ka ndërtuar rrugë në fushë me dyfishin e çmimit të tunelit të Elbasanit, me 10-12 herë me shtrenjtë se në Gjermani. Ndërton shkolla me 7 mln euro. Të gjitha këto janë paratë tuaja. Më 14 maj të votojmë ndryshimin, për shpëtimin e Hasit dhe Shqipërisë. 

Ju e shihni fushatën e tij, kalon nga takimi në takim me një gjuhë të denjë për një halabak, përdor fjalë të turpshme, sepse e di që qytetarët i ka vjedhur, i ka varfëruar, i ka përzënë nga vendi i tyre, dhe thotë më mirë të më thonë halabak e i pacipë, se sa të thonë i kam vjedhur. Por më 14 maj do e ndëshkojmë për krimet që ka kryer”, tha Berisha.

 

berisha rama has

Lini një Përgjigje