TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2025, 21:25

Evi Kokalari publikon foton me Berishën: Po të troket ora

Shkruar nga Pamfleti

Evi Kokalari publikon foton me Berishën: Po të troket ora

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro amerikane, ka postuar në rrjetet sociale një foto ku ajo shfaqet në krah të kreut demokrat Sali Berisha, gjatë periudhës kur ajo u shfaq në Tiranë si një mbështetëse e ish-kryeministrit që kishte nisur një betejë me Lulzim Bashën për t’i marrë Partinë Demokratike.

Kokalari e shoqëron foton me një mesazh të koduar, ku i kujton Berishës se ‘po i troket ora’.

Prej muajsh Kokalari sulmon ashpër kreun demokrat, që e akuzon jo vetëm si shkaktarin kryesor që Edi Rama fiton zgjedhjet, por edhe për pazare me Kryeministrin socialist dhe shkatërrimin e opozitës në Shqipëri.

 

Lini një Përgjigje