
Rama i trembet Erion Veliajt, angazhim si në rast lufte për zgjedhjet e Tiranës...
Kryeministri Edi Rama ka “ndezur motorët” për zgjedhjet në Tiranë. Edhe pse Erion Veliaj e ka ankimuar në Kushtetuese vendimin e Presidentit dhe ka kërkuar pezullim të procesit, kryeministri duket i pashqetësuar në këtë aspekt.
Ai mblodhi tek Hotel Tirana deputetët dhe ish-deputetët e PS në kryeqytet ku ju ka dhënë detyra. Edhe pse pak ditë më parë deklaroi se Manastirliu e ka të sigurt fitoren, Rama nuk ka lënë njeri pa i kërkuar të dalë në terren. Ai ka angazhuar plot 33 deputetë dhe ish-deputetë.
Mësohet se Rama ka vendosur që Toni Gogu do të mbulojë zonën e Ndroqit, Fatmir Xhafaj do të jetë i angazhuar në Njësinë 10. Blendi Klosi dhe Eduard Shalsi rikthehen në Tiranë vetëm për fushatën për zgjedhjet e 9 nëntorit.
Ulsi Manja po ashtu do të angazhohet në Tiranë. Ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia, do të jetë i angazhuar në zonën e Dajtit, të cilën e ka pasur edhe më herët. Ndërsa Igli Hasani dhe Bora Muzhaqi do të angazhohen në Njësinë Nr.8. Po ashtu janë angazhuar Mimi Kodheli, Erion Braçe, Iris Luarasi, Taulant Balla, Ceno Klosi, Blendi Gonxhe, Ornaldo Rakipi, Rakip Suli, etj.
Por çfarë e tremb Bablokun? Sinjalet janë se nuk është opozita ajo që e shqetëson, por Erion Veliaj. Edhe pse ky i fundit ndodhet në qeli, të gjithë e dimë se ka mbështetësit e tij. Frika e Ramës është se mos sabotohet nga strukturat dhe për këtë aryse nuk ka lënë njeri pa angazhuar. Pra më shumë sesa për të mbledhur vota, Rama kërkon të garantohet se nuk do të ketë “puç” nga brenda.
Në mbledhjen me socialistët Rama mësohet t'u jetë drejtuar të vetëve duke thënë se: “Presidenti e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin”.
Ky është komenti i parë që vjen nga kryeministri, në një kohë që dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë ka hapur një kurs përplasjesh.
Kujtojmë se Veliaj nga ana tjetër ka paralajmëruar se nuk do të dorëzohet. Ai fillimisht ankimoi shkarkimin, por pavarësisht kësaj Presidenti dekretoi zgjedhjet me argumentin se Veliaj u shkarkua për mungesë në detyrë dhe për këtë arsye ai duhet të drejtohet te Gjykata Administrative dhe jo te ajo Kushtetuese.
Por pavarësisht kësaj, avokatët e Veliajt kanë bërë një shtesë në padi, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të dekretit dhe pezullimin e zgjedhjeve në kryeqytet. Tani topi është te Kushtetuesja.
Drejtuesit e shpallur nga Rama
Njësia 1 –Lindita Nikolla, Adea Pirdeni, Ervin Hoxha
Njësia 2 – Olta Xhaçka, Arben Pëllumbi, Blendi Klosi
Njësia 3 – Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Delina Ibrahimaj
Njësia 4- Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi
Njësia 5- Erion Braçe, Niko Peleshi, Taulant Balla
Njësia 6- Blendi Gonxhe, Ceno Klosi
Njësia 7- Etilda Gjonaj, Iris Luarasi, Ulsi Manja
Njësia 8 – Igli Hasani, Milva Ekonomi, Bora Muzhaqi
Njësia 9 – Mimi Kodheli, Besfort Lamallari
Njësia 10 – Fatmir Xhafa, Ermal Elezi
Njësia 11 – Albana Koçiu, Erion Malaj, Rakip Suli
Zonat rurale: Xhemal Qefalia, Ornaldo Rakipi
Njësia 13- Anila Denaj, Sofjan Jaupaj
Lini një Përgjigje